TIRANË- Infektimet me COVID-19 kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit, ku janë regjistruar vetëm 36 qytetarë me koronavirusin, nga 102 raste një ditë më parë. Infeksionet janë regjistrua në këto bashki: 16 në Tiranë, 3 në Mirditë, Gjirokastër, 2 në Durrës, Lushnje, Vlorë, Delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastër, Pogradec, Gramsh.
Ndërkohë, 5 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me ‘armikun e padukshëm’, konkretisht një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç.
Aktualisht janë 2.506 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve janë shëruar 313 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 313
Të shtruar në spitale 51
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,273
Testime totale 1,743,290
Raste pozitive 271,563
Raste të shëruara 265,588
Raste Aktive 2,506
Humbje jete 3,469
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 699
Fier 335
Elbasan 316
Lezhë 245
Vlorë 182
Berat 174
Gjirokastër 137
Kukës 131
Durrës 106
Shkodër 106
Korçë 60
Dibër 15
Komente
