Urgjenca

Bien ndjeshëm infektimet nga COVID, 563 të shëruar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

11 Korrik 2022, 16:20| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 17:00

  • Share

Në 24 orët e fundit kanë rënë ndjeshëm infektimet nga COVID-19 ku janë kryer 561 testime, 192 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 563 të shëruar.

Fatmirësisht ditën e sotme nuk është regjistruar asnjë viktimë ndërsa ditën e djeshme humbi jetën një 84-vjeçare nga Tirana.

Edhe pse në të gjithë vendin shifrat e infektimeve kanë rënë ndjeshëm shifrat në plazhe janë shqetësuese. Gjatë muajit korrik numri i pushuesve të prekur nga Covid-19 është rritur ndjeshëm. Epidemiologu i Vlorës Agron Bashllari tha se ka 250 testime që kryhen në ditë, gjysma e rezultojnë pozitiv.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 192 qytetarë, në këto bashki:

124 në Tiranë, 13 në Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Lushnje, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Gjirokastër, 4 në Gramsh, 3 në Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tepelenë, Skrapar, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Sarandë.

Janë 5,659 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,003 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Korrik 2022)

Raste të reja ditore          192

Të shëruar në 24 orë        563

Të shtruar në spitale          34

Humbje jete në 24 orë         0

Testime ditore                  561

Testime totale               1,866,752

Raste pozitive                  288,176

Raste të shëruara              279,003

Raste Aktive                        5,659

Humbje jete                         3,514

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,507

Fier                                          380

Durrës                    357

Vlorë                                      328

Berat                                       219

Shkodër                                 196

Elbasan                   195

Gjirokastër                           164

Lezhë                                      130

Korçë                                       88

Dibër                                        66

Kukës                                       29

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?