Shembet soleta e një objekti në ndërtim në Lezhë, bien nga lartësia 2 punëtorët nga Kosova! Njëri plagoset rëndë

19 Shkurt 2021, 10:14| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 13:33

  • Share

LEZHË- Dy punëtorë mbeten të plagosur në një aksident në punë në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të paraditës të së premtes në një objekt privat në ndërtim në fshatin Ishull-Lezhë. Të plagosur kanë mbetur Imet dhe Skënder Reshaku, 49 dhe 50 vjeç nga Kosova. Sipas të dhënave, dy punëtoret u rrëzuan duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme, pasi soleta u shemb në momentin kur po hidhej betoni.

Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ku njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar fraktura në disa pjesë të trupit. Në lidhje me ngjarjen policia nisi menjëherë hetimet, ndërsa mësohet se objekti që po ndërtohej për shtëpi banimi ishte me leje ndërtimi nga të dhënë nga Bashkia Lezhë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e punëtoreve të cilët nuk i kanë vendosur armaturat siç, duke sjellë sjellë shembjen e soletes në momentin që po hidhej betoni.

Ndërkohë po verifikohen kushtet e punës dhe dokumtacioni i firmes që po kryente punimet në këtë objekt, për të parë nëse vepronte konform rregullave dhe ligjit.

Aksidentet në punë kanë qenë të shpeshta në rajonin e Lezhës dhe aktualisht në gjykate po gjykohen 2 çështje në ndryshme ku janë marrë të pandehur disa përsona për mosbatim të rregullave të sigurisë në punë me pasojë humbjen e jeteve të dy punëtoreve në dy ngjarje të ndryshme.

1613727661_SKELA.jpg

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?