Spitali Infektiv

Kronikë

Bien rastet e reja nga COVID, sot 169 persona të infektuar, 4 qytetarë ndërrojnë jetë

15 Prill 2021, 17:31| Përditesimi: 15 Prill 2021, 17:42

  • Share

Rastet e reja të personave të infektuar me COVID në vendin tonë kanë ardhur në rënie. Ministria e Shëndetësisë njofton se 169 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID nga 2520 testime të kryera në të gjithë vendin. Ndërkohë fatkeqësisht 4 qytetarë nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën me sëmundjen: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 - 86 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar. Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Prill 2021)

Raste të reja ditore        169

Të shëruar në 24 orë     572

Të shtruar në spitale      182

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                2520

Testime totale            599,670

Raste pozitive             129,128

Raste të shëruara        100,013

Raste Aktive                 26,780

Humbje jete                  2,335

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19266

Fier      2246

Durrës  1137

Gjirokastër  1036

Shkodër  920

Korçë   723

Vlorë     535

Dibër    344

Kukës    286

Elbasan  207

Berat    51

Lezhë     29

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?