Kronikë

Vjen sinjali i parë i dimrit në Tropojë, Kukës e Korçë, bora zbardh malin e Gjallicës, Gramozit e Valbonës (VIDEO)

10 Nëntor 2019, 11:38| Përditesimi: 10 Nëntor 2019, 18:20

  • Share

Në Kukës, Tropjë dhe Korçë ka ardhur sinjali i parë i futjes se stinës së dimrit. Temperaturat e ulëta të cilat kanë karakterizuar motin përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë reshjet e parë të dëborës në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Si rrjedhojë maja e Gjalicës dhe e Gramozit u zbardhën nga dëbora.

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe dëbora pritet të zbresë pas pak ditesh në zonat e ulëta. Në Kukës, gjatë natës pati dhe erëra të forta që sollën edhe probleme  me energji elektrike. Pesë fshatrat e Njësisë  Administrative të Shishtavecit, janë pa energji elektrike. Burime te OSHEE Kukës thonë se shkak është bërë një defekt në linjën e transmetimit si pasojë e motit të keq ndërsa grupet e avarisë janë në punë për riparimin e defektit. Ndërkohë shirat e ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të lehtë të situatës hidrike në kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka arritur në 268.5 metra, duke u rritur me 1 metër gjatë javës së fundit. Megjithatë KESH nuk ka vendosur ende në punë agregatët e këtij hidrocentrali me qëllim akumulimin e sasisë së ujit për pjesën e mbetur të vitit.

 Në pamje e ngjashme me pikturat nga ka ofruar edhe mali i Gramozit, 2527 m. Gazetarja Gladiola Hoxha  sjell foto, ku duket se maja e malit e malit është veshur me të bardha.

Bora në Malin e Gramozit

 

Bora ne Valbone

Komento

Komente

  • Andi: 10/11/2019 17:39

    Une deri me sot e dija qe Gramozi eshte ne Kolonje dhe jo Korçë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?