Drejtori sportiv i Gjermanisë, Oliver Bierhoff

Sport

Bierhoff, kundër Ozil: Duhej të kishim shkuar pa të në Rusi 

7 Korrik 2018, 07:57| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 08:00

  • Share

Drejtori sportiv i Gjermanisë, Oliver Bierhoff, tha se ata duhet ta kishin konsideruar shkuarjen në Kupën e Botës së Rusisë pa praninë e Mesut Ozil, sidomos pas polemikave që u ngritën mbi foton e bërë prej tij dhe lkay Gundogan me presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan.

Ozil, një gjerman me origjinë turke dhe pjesë e “Mannschaft”, që fitoi Botërorin në vitin 2014, mbolli polemika në vend, pas fotografive të tij me shokun e skuadrës, gjithashtu me origjinë turke, Ilkay Gundogan, me presidentin turk. Lojtari i Manchetser City ofroi një “apologji” pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Botërori, ndërsa mesfushori i Arsenalit heshti.

Deri tani, ne kurrë nuk i kemi detyruar lojtarët e ekipit kombëtar për të bërë diçka, por gjithmonë përpiqemi t’i bindim ata. Kjo nuk është arritur me Mesut dhe ndoshta duhej të kishim konsideruar shkuarjen pa atë në Kupën e Botës”, tha Bierhoff në një intervistë me gazetën gjermane “Die Welt”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?