Foto ilustruese

VIP & Spektakël

Big Brother VIP Kosova, zbulohen 3 emrat që do të bëhen pjesë e reality show

16 Nëntor 2022, 11:25| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 11:27

  • Share

Tre banorët që kanë zgjedhur të futen në shtëpinë e BBV Kosova janë reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi.

Ata do të jenë në sytë e publikut që nga data 5 dhjetor. Sipas ‘Telegrafit’ këto janë emrat e konfirmuar që do të futen në edicionin e parë të BBVK.

Është përfolur që do të bëhen pjesë edhe këngëtarja Adea Pula, balerini Graciano Tagani dhe aktori Artan Thaçi.

Ndërkohë banorët e famshëm pritet të ‘luftojnë’ për çmimin e parë, ndërsa nuk do të mungojnë përplasjet mes tyre, ashtu sic ka ndodhur thuajse në cdo reality-shoë që zgjat 100 ditë ose më shumë. Deri më tani ajo që dihet është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Në panelin e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Tuna.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?