Sociale

Big Market dhurata të shumta për klientët, pjesë e shorteut 1 apartament, 3 makina dhe një vit blerje falas

10 Janar 2019, 16:23| Përditesimi: 10 Janar 2019, 16:59

  • Share

Viti i ri nuk kishte si të vinte më bukur për klientët e Big Market. 1 apartament, 3 makina Hunday dhe 30 çmime me nga një vit blerje janë dhuruara për klientët e tij pjesëmarrës të shorteut. 

Presidenti Ilir Saliaj premtoi edhe më shumë rritje të cilësisë e shërbimit në 120 pikat e Big Market në të gjithë Shqipërinë.

"Është kënaqësi e kompanisë që të gjitha këto çmime të fitohen nga klinetët tanë. Duam të shtojmë fituesit,"- tha ndër të tjera Saliaj.

Ndërkaq, fituesit e përzgjedhur nga shorteu, klientë besnikë të Big Market janë shumë të gëzuar për çmimet e mëdha të Big Market

"Jam e gëzuar dhe nuk e prisja,"- tha njëra prej fituesve. Ndërsa një tjetër u shpreh se: "Jam e gëzuar dhe shumë e lumtur. Do vazhdojmë që të jem kliente.

Ky shorte nuk është i vetmi i realizuar nga Big Market dhe të tjerë akoma më të mëdhenj do të pasiojnë në vazhdim.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?