Gjatë ndërrimit të viteve, Big Market organizoi Shorteun më të madh në Shqipëri me plot 2022 çmime dhe kupona për blerje falas. Çmimi kryesor ishte një apartament 2+1 në Tiranë dhe fati këtë vit ishte me Alketën nga Lezha.
Apartamenti i ndodhur në zonën e Freskut, ju dorëzua sot Alketës nga Presidenti i Big Alb Grup Z. Ilir Saliaj dhe Përfaqësuesja e Big Market Znj. Elona Ndreca
Znj. Ndreca u shpreh shumë e lumtur që Big Market ka në gjirin e tyre klientë besnikë si Alketa dhe e ftoi këtë të fundit të jetë pjesëmarrëse në shortetë dhe ofertat që supermarketi më i madh në Shqipëri mundëson rregullisht.
Emocione të shumta pushtuan zërin dhe fytyrën e Aljketës, ndërsa merrte në dorëzim çelsat e shtëpisë së saj të re.
Në mbyllje të atij momenti aq emocionues, Znj. Ndreca lajmëroi se këto Shorte do të vijojnë, për të shpërblyer dhe për të qenë sa më pranë klientëve që zgjedhin Big Market.