Është bërë publike fotoja e shqiptares e cila u vra me plumb në kokë nga ish i dashuri i saj në Itali, në orën 02:00 pas mesnate në qytetin e Savonas.
Ka qenë babai i 28-vjeçares i cili ka publikuar një foto dhe njofton të afërmit për vdekjen e së bijës.
‘Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza ,28 vjece. Bija ime shpirti yt qofte i xhenetit. Duke qene se ndodhet ne Itali nuk e dimë sa mund te vonoje dhe si rrjedhoje nuk mund tju leme nje date varrimi.’- shkruan babai i saj Shaqir Neza.
Lajmi kryesor:
EMRI/ E rëndë në Itali, 27 vjeçari qëllon me plumb në kokë ish të dashurën shqiptare menjëherë pas ndarjes
M.Q./ReportTv.al