Bilanc i frikshëm viktimash në 24 orë, 12 të vdekur në vend

22 Korrik 2023, 12:45| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 13:00

  • Share

Dy të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Fortuzaj mbrëmjen e të premtes. Denis Çali, 33 vjeç, luftoi disa orë për jetën në Spitalin e Traumës por nuk ia doli. Ai po udhëtonte me një automjet tip “Range Rover” me shokun e tij Brusild Gjyla, 26 vjeç, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes pasi makina e tyre ra në humnerë në fshatin Fortuzaj, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit.

33-vjeçari ishte viktima e 12 në harkun kohor të 24 orëve në vend. E premtja shënoi një bilanc të rëndë me humbje jetësh nga veriu në jug. Ngjarja më e rëndë u regjistrua në Liqenin e Banjës në Gramsh, ku u mbytën 4 persona, babai me 2 djemtë, njëri prej tyre i mitur dhe kushëriri i tyre. Arben Zogu, 46 vjeç, Rubensi, 19 vjeç dhe Esti, 14 vjeç, si dhe nipi i tij Melis Zogu, 20 vjeç, lanë sendet e tyre personale buzë liqenit dhe u futën të laheshin në liqen, por nuk dolën të gjallë nga aty.

Dy persona të tjerë vdiqën të premten në ujë, njëri në plazhin e Durrësit e tjetri në Tale të Lezhës. Një 68-vjeçar në Porto Romano shfaqi probleme shëndetësore sapo ra në kontakt me ujin dhe si pasojë humbi jetën, dhe dyshimet e para janë për vdekje nga arresti kardiak. Në të njëjtat kushte humbi jetën edhe një 52-vjeçar në plazhin e Tales.

Ndërkohë, një 45-vjeçar humbi jetën aksidentalisht në Elbasan pasi ra nga lartësia. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, teksa ishte duke lyer muret e një ndërtese. Dife Gërdani, 70-vjeçe, ra në kontakt me korrentin teksa po tentonte të piqte bukën në furrë. Bashkëshorti tentoi t’i vijë në ndihmë duke shkëputur menjëherë energjinë elektrike nga pajisja, por e moshuara nuk ia doli.

Një 58-vjeçar që po drejtonte karrocën në Peqin humbi jetën pasi u përplas me një makinë që drejtohej nga një i ri 20 vjeç, ndërsa në Fier në orët e paradites së të shtunës një makinë doli nga rruga, fatmirësisht pa viktima.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 22/07/2023 15:30

    As ne ukrahin nuk vriten ma shum ne dite.

    Përgjigju
    • Or tej: 22/07/2023 16:20

      Qe ka siperfaqe sa 30fishi e popullsi sa 20fishi jone or teeeejjjjj

  • Tregonikujdesonjerez: 22/07/2023 13:31

    Cfare beni keshtu o shqiptare!!! Edhe ne Ukraine qe jane ne lufte nuk vdesin 12 civile ne 1 dite.

    Përgjigju
  • Turi: 22/07/2023 13:10

    Duhet shume kujdes si ne uje ashtu edhe duke udhetuar me makine sepse ka shume dyndje , nuk eshte prb nese shkoni 30 min me vone por e rendesishme eshte te jeni te sakte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?