Foto ilustruese

Bilanc i rëndë në Itali, 356 viktima nga koronavirusi dhe mbi 25 mijë të infektuar në 24 orë

9 Nëntor 2020, 17:49| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 17:52

  • Share

Pavarësisht vendosjes së masave kufizuese, Italia po përballet me rritje të shifrave të koronavirusit në Itali.

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u regjistruan 25.271 raste të reja me COVID.

I lartë mbetet dhe numri i pacientëve që kanë humbur jetën ku këtë të hënë u shënuan 356 viktima.

Deri më tani numri i pacienëve të shtruar ka shkuar në 345.289,  ndërkohë që të infektuar në total janë 960.373.

Gjithashtu është shtuar edhe numri i pacientëve në terapi intensive me 100 pacientë dhe 1296 pacientë më shumë që kërkojnë kurim spitalor.

Në total janë 345.289 të shëruar nga virusi. Ndërkohë numri i tamponëve të kryer në 24 orët e fundit është ulur në 147.725.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?