Bilanc i rëndë viktimash nga aksidentet, Ismaili për Report Tv: Sjellja e drejtuesve të mjeteve, arsyeja kryesore! Vetëm për përdorimin e celularit janë ndëshkuar mijëra

4 Shkurt 2021, 18:21| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 18:47

  • Share

Shifra të frikshme të viktimave dhe personave të plagosur, janë raportuar për shkak të aksidenteve rrugore gjatë muajit janar të këtij viti.

Raportohet se kanë ndodhur 250 aksidente rrugore, të cilat kanë shkaktuar 21 viktima, 16 të plagosur rëndë si dhe 170 persona të plagosur lehtë.

Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili i ftuar për Report TV, theksoi se bazuar në analizimin e të dhënave, faktorët kryesor kanë qenë faktorët njerëzor, për shkak të moszbatimit të normave të sjelljes nga përdoruesit e rrugës.

Isamili tha se vetëm gjatë muajit janar janë ndëshkuar 4863 persona për tejkalim shpejtësie, ndërsa 3835 persona janë ndëshkuar për përdorimin e mjeteve të komunikimit.

‘Ngjarjet rrugore nuk duhet të ndodhin, por janë një sërë faktorësh objektivë dhe subjektivë. Është arritur në përfundimin se në bazë të dhënave, se faktorët që kanë ndikuar gjatë muajit janar në këto ngjarje të rënda kanë qenë faktorë njerëzor. Domethënë moszbatimi i normave të sjelljes nga përdoruesit e rrugës. Një përdorim i pijeve alkoolike mund të jetë edhe një aksident më shumë.

Nga shërbimi i policisë rrugore vetëm gjatë këtij muaji janë ndëshkuar 4863 drejtues mjetesh për parakalime të gabuar, që tregon për veprim të pëpërgjeshmërisë së drejtuesve të mjeteve.

Një shifër tjetër për ndëshkimin e qytetarëve është edhe përdorimi i mjeteve të komunikimit dhe me këtë shkelje janë ndëshkuar 3835 persona.’- tha Ismaili.

Ismaili theksoi se Drejtoria e Policisë Rrugore se bashku me aktorët e tjerë, gjatë këtij viti do të përqëndrohen në kontrollimin e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve, në kontrollin e rripave të sigurimit, bisedat në telefon, apo edhe kaskat mbrojtëse.

‘Përgjithësisht secili nga përdoruesit e rrugëve kanë detyrime kur përdorin rrugën. Nga analiza që u është bërë këtyre faktorëve, është arritur në përfundimin se jo vetëm drejtuesit e automjeteve, por edhe drejtuesit e mjeteve të tjera rrugore siç janë drejtuesit e biçikletës ose motomjetet kanë qenë përgjegjës për shkeljet e kryera ose për ngjarjet e ardhura.

Drejtoria e Policisë Rrugore se bashku me aktorët e tjerë gjatë këtij viti do të përqëndrohet në kontrollin e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve, në kontrollin e rripave të sigurimit, bisedimet në telefon, kaskat mbrojtëse.’- përfundoi Ismaili.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 04/02/2021 23:30

    Rregulloni sinjalistiken ashtu si e ka BE se me policet e trafikut asnjehere nuk do rregullohet trafiku

    Përgjigju
  • Goni: 04/02/2021 18:57

    Telefoni lejohet ne amerike por jo te besh mesazhe,,,nuk jua ka fajin telefoni,,por rruget pa standarte qe keni ndertuar...

    Përgjigju
    • Vebi: 04/02/2021 20:30

      Ti kujton se ia ndjell policise se ca behet me trafikun ne rruge? Leri te livadhisin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?