Bilanc negativ i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima duke e çuar në 781 numrin total të viktimave. Ndërsa janë 386 raste të reja duke çuar në 20 163 numrin total të të infektuarve.
Rastet e reja me Covid-19 janë konfirmuar në Shkup-178, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-8, Prilep-20, Tetovë-13, Strugë-9, Veles-5, Manastir-13, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-4, Gjevgjeli-18, Strumicë-44, Kriva Pallankë-7, Radovish-4, Koçan-10, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-7, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-4, Negotinë-2.
Pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe një edukatore në çerdhen e Kumanovës, gjë e cila ka çuar në izolimin e të paktën tetë fëmijëve.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska thotë se gjendja në çerdhe është e qëndrueshme dhe se gjendja po monitorohen nga afër. Deri më tani, 10 fëmijë dhe 21 punonjëse të çerdheve janë diagnostikuar me Covid-19 duke çuar në izolimin e 150 fëmijëve.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një postin në rrjetin social Facebook u ka kërkuar qytetarëve zbatimin e masave kryesore për mbrojte nga virusi, mbajtjen e maskës, distancimin fizik si dhe higjienën e duarve.