Koronavirusi /Bilance lufte, 242 viktima në 24 orë, totali i të vdekurve 1369, numri i të infektuarve rritet në 60 335 (VIDEO)

13 Shkurt 2020, 06:37| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 14:30

  • Share

Ditë vrasjesh në masë mund të quhet 24 orëshi i fundit teksa prej koronavirusit të Wuhan kanë gjetur vdekjen 242 persona vetëm në provincën e Hubei, epiqendra e epidemisë në Kinë.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i vdekjeve në provincë është përkeqësuar në 1369 kurse 15 000 rastet e reja të konstatuara e kanë çuar numrin total të të infektuarve në 60 335  kurse numri i të shëruarve është 3440.

Autoritetet kineze kanë sqaruar se shtimi i rasteve të prekur nga infeksioni lidhet me modifikimin e parametrave diagnostikues. Autoritetet shëndetësore të provincës epiqendër të shpërthimit të epidemisë thanë se kanë ndryshuar kriteret për konfirmimin e rasteve të infektimit, duke siguruar diskrecion më të madh për mjekët që të vendosin nëse një pacient është i infektuar, gjithashtu edhe për të lehtësuar qasje më të shpejtë në trajtim.

Por ndërkohë, disa ekspertë kanë shprehur shqetësime se shkalla e shpërthimit të epidemisë mund të jetë shumë më e madhe nga sa sugjerojnë të dhënat kineze, kryesisht për shkak të shqetësimeve për gabime të mundshme në diagnostikim.

Ora 15:10
Film thriller apo fantastiko-shkencorë? Skenar apokaliptik në rrugët e Wuhan, 'qyteti ku lindi vdekja' (VIDEO)

Atë e kanë quajtur "qytet të infektuar" apo edhe "qytet fantazmë".

Nëse në muajt e kaluar Wuhan ishte një qendër e gjallë me 11 milionë banorë, sot rrugët e tij janë të shkreta në kuptimin e vërtetë të fjalës. Njerëzit jetojnë 'të blinduar' në shtëpitë e tyre duke pritur të vijnë' kohë më të mira'.

Ndërkohë, ‘People Daily China’ ka postuar në Twitter video duke ilustruar se çfarë po ndodh në ‘zonën e kuqe’.

"Puna për të dezinfektuar qytetin, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit kanë filluar".

Imazhet video janë të denja për filmat më të mirë të thriller apo fantastiko shkencorë.

Kamionë dhe punonjës shëndetësie në rrugë duke përhapur dezinfektues.

Duket si një skenar apokaliptik. 

A do të jetë e mjaftueshme për të "pastruar" Wuhan nga koronavirusi?

Ora 15:08
Kinë, koronavirusi hap Kutinë e Pandorës, apeli i 500 akademikëve ndaj regjimit: Mjaft na censuruat mendimet dhe fjalët

Vdekja e mjekut hero duket se ka hapur Kutinë e Pandorës në Kinë dhe ka shenja se kapaku mbi të nuk do vendoset lehtë.

Lideri komunist Xi Jinping po përballet me një sfidë të madhe për sistemin e tij të gjerë të censurës dhe kontrollit të informacionit.

Pasi u zbulua se autoritetet në Wuhan minimizuan lajmet për shpërthimin e koronavirusit dhe policia goditi njerëzit që përhapën "thashethemet" për virusin vdekjeprurës, ka pasur thirrje të shumta për lirinë e fjalës dhe heqjen e censurës.

Reagime nuk ka patur vetëm në internet por edhe në mes akademikëve. Duke sfiduar shtetin komunist, përmes një dokumenti të nënshkruar, pesëqind profesorë dhe shkrimtarë kanë kërkuar garantimin e lirisë së fjalës.

Ata kanë kërkuar që 6 shkurti, dita e vdekjes së Li Wenliang, të shpallet ‘Dita Kombëtare e Lirisë së Fjalës’ dhe presin nga Asambleja Kombëtare Popullore nga sot të zbatojë nenin 35 të Kushtetutës Kineze i cili garanton lirinë e fjalës, e komunikimit dhe grumbullimit, të cilat më shumë se kurrë tani po kërcënohen nga shteti.

Rishfaqja në publik e XiJinping erdhi e vonuar dhe pasi autoritetet e propagandës pastruan ‘kuvertën’ nga pluhuri teksa përjashtuan nga rradhët e Partisë Komuniste dosa nga autoritetet e shtetit në Hubei dhe veçanrisht në Wuhan.

Xu Zhangrun, një profesor i Drejtësisë dhe një nga juristët më të shquar të Kinës tha se "Jeta politike e kombit është në ngjendje kolapsi, se thelbi etik i sistemit është i zbrazët dhe se udhëheqësit më të lartë të popullit duan të ruajnë me çdo kusht pozicionet e tyre të privilegjuara dhe pushtetin në Partinë Komuniste.

Ora 12:41
A tregojnë të dhënat satelitore se në Wuhan po digjen në krematoriume kufomat e të vdekurve nga koronavirusi ?

Ndërsa epidemia e koronavirusit pritet të arrijë kulmin e saj në Kinë, disa tabloide britanike kanë publikuar një lajm shqetësues që është provuar se është krejtësisht i rremë.

Sipas ‘The Sun’ dhe ‘Daily Mirror’ në Kinë është vërejtur një aktivitet i pazakontë i furrave që sipas gazetave janë duke djegur kufomat e viktimave të koronavirusit në Wuhan.

Lajmet e rreme të publikuara u bënë menjëherë virale, aq shumë sa që edhe Autoritetet e Cilësisë së Ajrit dhe Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit në Kinë  kanë lëshuar një deklaratë ku thuhet se, pas një "konfirmimi të kujdesshëm", duket se të dhënat satelitore të marra nga aplikacioni Windy.com përfaqësojnë një "shtrembërim serioz" të realitetit.

Si lindën zërat për krematoriumët që djegin kufomat? 

Llogaria në twitter @intelwdotave, me pak më shumë se 16 mijë ndjekës, ka postuar në Twitter lajmin fals. Paskësaj, ditët e fundit, disa media kanë shkruar për krematoriumet në Wuhan që punojnë 24 orë.

Ajo që dimë me siguri 

Këto ditë, disa foto satelitore tregojnë nivele relativisht të larta të SO2 në disa qytete të provinces Hubei, epiqënda e koronavirusit. Por pak ose asgjë nuk lejon të vendoset një lidhje me veprimtarinë e supozuar të furrave crematorium.

Dioksidi i squfurit lëshohet natyrshëm nga vullkanet. Sipas OBSH-së, burimi kryesor njerëzor i emetimeve të SO2 është "djegia e fosileve që përmbajnë squfur dhe që përdoren për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe automjetet, por edhe djegia e mbeturinave dhe dekompozimi i lëndës organike.

Një profesor i kimisë ka llogaritur se ‘nëse teoria e trupave njerëzorë të djegur do të ishte e vërtetë, bazuar vetëm te imazhet e publikuar, atëherë ajo re do të ishte krijuar nga djegia e 30 milion trupave. Thjesht e pamundur’.

Imazhet nuk janë modele satelitore

'Windy.com' nuk ofron "imazhe satelitore" të niveleve të dioksidit të squfurit, por parashikimet bazuar në modelin GEOS-5 të NASA-s, i cili, sipas vetë agjencisë amerikane, shpesh jep rezultate dukshëm më të larta sesa vëzhgimet. Duke përdorur modelin NASA, shihet se qyteti Wuhan gjithmonë ka nivele monstruoze të dioksidit të squfurit.

Fabrikat dhe kushtet e motit 

Ekspertët besojnë se nivelet e vrojtuara nuk janë veçanërisht alarmante në vendin më të ndotur në botë që është Kina.

Përqëndrimet e larta të SO2 mund të lidhen me kushtet e motit: në fakt, fundjava e kaluar në Wuhan ishte e ftohtë dhe nuk kishte shumë erë, një faktor që mund të rrisë përqendrimet e SO2 në atmosferë. Në lindje të Wuhanit, ku reja e madhe SO2 po rri pezull, ekziston edhe një termocentral i madh me qymyr.

Ora 08:57
Koronavirusi i Wuhan, një qytet i tërë vihet në karantinë në Vietnam

Në Vietnam, media zyrtare raportoi se komuna Son Loi me 10,000 banorë në veri-perëndim të kryeqytetit Hanoi është karantinuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të Wuhan.

Gazeta në internet ‘VN Express’ e cila citoi një zyrtar të lartë nga provinca Vinh Phuc tha se janë raportuar raste të shumta të të infektuarve.

Vietnami deri tani zyrtarisht ka konfirmuar 16 raste të infeksionit.

Ditë vrasjesh në masë mund të quhet 24 orëshi i fundit teksa prej koronavirusit të Wuhan kanë gjetur vdekjen 242 persona vetëm në provincën e Hubei, epiqendra e epidemisë në Kinë.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i vdekjeve në provincë është 1369 kurse 15 000 rastet e reja të konstatuara e kanë çuar numrin total të të infektuarve në 60 335  kurse numri i të shëruarve është 3440.

Autoritetet kineze kanë sqaruar se shtimi i rasteve të prekur nga infeksioni lidhet me modifikimin e parametrave diagnostikues. Autoritetet shëndetësore të provincës epiqendër të shpërthimit të epidemisë thanë se kanë ndryshuar kriteret për konfirmimin e rasteve të infektimit, duke siguruar diskrecion më të madh për mjekët që të vendosin nëse një pacient është i infektuar, gjithashtu edhe për të lehtësuar qasje më të shpejtë në trajtim.

Ora 08:53
Shkon në 14 numri i të infektuarve në SHBA, odisea e tragetit 'Diamond Princess', Japonia zhvillon teste antivirale

Infeksione të reja në SH.B.A.

Ndërkohë, një rast i ri i koronavirusit kinez është konfirmuar në Kaliforni. Sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore të SHBA, ai është një nga qytetarët amerikanë të evakuuar nga Wuhan, i cili tani ndodhet në bazën detare Miramar në San Diego dhe është rasti i 14-të i koronavirusit në SHBA dhe i teti në Kaliforni.

Odisea e tragetit 'Diamond Princess'

44 persona persona të tjerë në bordin e tragetit
Diamond Princess', e vendosur në karantinë në gjirin e Yokohama, në Japoni, rezultuan pozitive në testet e koronavirusit duke e rritur numrin e të infektuarve në 174 mes 3700 pasagjerëve që ndodhen në bord.

Janë duke u zhvilluar teste të medikamenteve antivirale

Teste të medikamenteve të reja antivirale janë duke u zhvilluar ndërkohë në Japoni prej ku është njoftuar se kanë filluar studimet klinike mbi 'Remdesivir' për të verifikuar efektivitetin e tij kundër koronavirusit pasi te disa pacientë ilaçi që përdoret në trajtimin e të sëmurëve me HIV AIDS ka dhënë rezultate pozitive.

Qendra për Kontrollin Shëndetësor dhe Parandalimin e SHBA ndërkohë ka bërë të ditur se testet diagnostikuese për koronavirusin e ri ‘Covid-19’ të zhvilluara dhe të vëna në dispozicion nga vetë kjo Qëndër nuk po funksionojnë mirë.

Ajo ka zhvilluar një paketë diagnostikuese për virusin dhe ka filluar dërgimin e tyre në gjithë laboratorët e çertifikuar në Shtetet e Bashkuara, në secilën nga 50 shtetet që më 5 shkurt në mënyrë që të përshpejtohet zbulimi i vaksinës.

Nga ana e tyre laboratorët në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar, gjatë procedurës standarde të verifikimit të testit, se mund të prodhojë rezultate jokonkluzive, dmth as pozitive dhe as negative dhe se duhet ende kohë për të zhvilluar teste të reja.

Ministrat e Shëndetit në Bruksel

Sot, ministrat europianë të shëndetësisë do të takohen për të koordinuar veprimet në përgjigje të epidemisë. Ministri gjerman i shëndetësisë në prag të samitit tha se gjendja më shpejt mund të pëkeqësohet sesa të përmirësohet dhe se është e rëndësishme transparenca e qeverive përball popullit.

Nga ana tjetër Agjensia e vlerësimit ‘Standard & Poors’ ka shkurtuar vlerësimet e rritjes ekonomike globale deri në vitin 2020 me 0.3% dhe OPEC ka ulur parashikimet e kërkesës së naftës.

Ora 06:51
Frika nga koronavirusi, anulohet Kongresi Botëror Mobile, Hoffman: Anulimi i MWC Barcelona 2020, për çështje sigurie

1581573598_239068c0c9a5434783230276eb7aab11.jpg

Kongresi Botëror i Mobile, i cili është edhe ngjarja më e madhe vjetore në botë për celular, është anuluar për shkak të koronavirusit, sipas një deklarate të organizatorëve.

"Për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në Barcelona dhe vendin pritës, GSMA ka anuluar sot MWC Barcelona 2020 për shkak të shqetësimit global në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, udhëtimeve dhe rrethanat e tjera, që bëjnë të pamundur zhvillimin e këtij evenimenti të GSMA. Palët e Qytetit pritës respektojnë dhe kuptojnë këtë vendim", është shprehur ndër të tjera CEO i GSMA, John Hoffman në deklaratën e tij.

Vendimi vjen pasi kompanitë e mëdha të teknologjisë njëra pas tjetrës janë tërhequr nga ngjarja për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genta: 13/02/2020 10:24

    Kur vete Kina mbyll nje qytet të tëre ne karantine do të thotë se Shqiperia do të mund të mbylle kufijte e saj urgjentisht. Shqiptarët janë shumë pak në numer dhe nje virus I tillë na duhej. URGJENT TË MBYLLEN KUFIJTE! Askush të mos hyje dhe askush të mos dali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?