Futbollistët e Skënderbeut

Sport

Bilancet e javës së 27, Skënderbeu kap Tiranën! Partizani në krizë, Abilaliaj: Ndodhën shumë episode negative në fushë

3 Mars, 12:32| Përditesimi: 3 Mars, 12:36

  • Share

Java e 27 e Superligë la shumë pasoja te Tirana. Bardheblutë u mposhtën 1-4 në derbi kundër Dinamos, duke prekur për herë të parë fundin. Kjo sepse Skënderbeu që mban vendin e 10 fitoi 0-3 kundër Bylisit, duke barazuar bardheblutë e vendit të 9 me 26 pikë.

Si të mos mjaftonte kjo edhe Teuta mori një pikë të rëndësishme mbijetese, duke barazuar 1-1 me Egnatian kryesuese. Të shtunën, Partizani që po kalon një moment tejet të vështirë në Superligë, u mposht 2-0 nga Elbasani. Kjo ishte humbja e 3 radhazi për të kuqtë dhe e 6 ndeshje pa fitore, duke i rrezikuar vendin e 4 pikërisht nga Elbasani. Përveç pretendimeve ndaj vendimeve të arbitrit te Partizani besojnë se mungon edhe fati.

“Më vjen keq se nuk arritëm dot të shprehim dhe të tregojmë atë që kishim përgatitur, duke patur parasysh të gjithë episodet negative që ndodhën në fushën e lojës,”-u shpreh Arbër Abilaliaj, trajner i Partizanit.

“Ishte shumë shumë e rëndësishme. Unë i thash çunave se do vinte ky moment sepse pjesa e dytë me Tiranën shumë e mirë, Balli, Egnatia, Vllaznia dy herë dhe 0 pikë, ndërsa sot ishte një presion i madh, por kur është e vështirë djemtë tregojnë cilësi, karakter, mentalitet. Jam shumë shumë i kënaqur,"-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Sfida tjetër e kësaj jave mes Laçit dhe Vllaznisë u mbyll me shifrat 2-2. Një pikë e rëndësishme për Laçin, por jo për shkodranët të cilët humbën vendin e dytë. Skuadra e Brdaric renditet e 3 me 46 pikë, 1 më pak se Dinamo e vendit të dytë dhe 3 më pak se Egnatia kryesuese.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?