Policia e Tiranës

Kronikë

Bilanci i javës përpara festave, Policia: 26 persona të arrestuar, 170 të proceduar dhe 4 në kërkim

24 Dhjetor 2018, 12:03| Përditesimi: 24 Dhjetor 2018, 12:13

  • Share

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, ka arrestuar 26 persona për vepra të ndryshme penale; ka proceduar 170 persona në gjendje të lirë dhe ka shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.

Ndërkohë, ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 41 persona, nga këta: 18 persona janë proceduar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, 20 persona janë proceduar për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe 3 persona të tjerë janë proceduar për “largim nga vendi i aksidentit”.

Kontrollet kanë vijuar edhe në dyqanet e qarkut Tiranë për lëndët piroteknike, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë padi për urdhërmbrojtje të menjëhershme.

Shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kanë kryer edhe takime e mbledhje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?