Kryeministria

Bilanci i Njësisë Anti-Korrupsion/ Qytetarët 1211 denoncime nga tetori 2021, priten 28 kallëzime në Prokurori e SPAK për nënpunës e zyrtarë të lartë

13 Qershor 2022, 21:49| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 21:56

  • Share

TIRANË- Nga tetori i vitit 2021 një strukturë e re nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar kundër korrupsionit, Ministrit të Drejtësisë, u krijua me qëllim luftën kundër korrupsionit, e cila është edhe një nga 5 prioritet kyçe të Bashkimit Europian.

Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit, në total, 1211 qytetarë kanë denoncuar dhe janë ankuar për zyrtarë të nivele të ndryshme në disa institucione. Nga këto denoncime, deri më tani Rrjeti i Koordinatorëve Anti-Korrupsion ka trajtuar 493 kërkesa ndërsa 842 të tjera janë akoma në proces. Betejën me korrupsionin qeveria duket se e ka marrë seriozisht duke nisur spastrimin nga radhët e saj, ku kanë paralajmëriar se do të bëjnë 28 kallëzime penale në Prokurori, si edhe në SPAK për nënpunës, por edhe zyrtar të lartë.

“Fshesës” nuk  kanë shpëtuar as profesionet e lira, përfshirë noterë e përmbarues, 7 prej të cilëve u është hequr licenca.

“Nga tetori 2021 u krijua drejtoria anti-korrupsion dhe sot që flasin nëpërmjet bashkëqeverisjes, janë administruar 1211 denoncime dhe ankesa për institucione dhe nivele zyrtare nga më të ndryshme,  janë 493 kërkesa të trajtuara dhe 842 të tjera janë akoma në proces. 20 kallëzime penale për 40 nëpunës të nivelit ekzekutiv por edhe nivel i larë të administratës, që janë kallëzuar në SPAK dhe prokurori

 79 masa administrativë nga nëpunësit në të gjitha nivele, nga të cilët kanë qenë 20 largime të menjëhershme nga detyra. 22 raporte hetime administrative të përfunduara dhe do sugjerojmë 150 masa administrative dhe 28 kallëzime penale në Prokurori dhe SPAK! I kemi hyrë një procesi kontrolli dhe për noterë e përmbaruesit dhe deri në këto momente. Kemi realizuar  31 inspektime me bazë ankese, 7 heqje licencë për ta dhe 3 masa disiplinore. Lufta kundër korrupsionit është një luftë që nuk mbaron këtu”, ka raportuar ministri i drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën anti-korrupsion.

Institucioni më i goditur nga kjo një anti-korrupsion ka qenë Kadastra për shkak të legalizimeve të paligjshme që janë bërë prej zyrtarëve të tyre, duke u hequr qytetarëve të thjesht pronën e tyre e duke “ua dhuruar” personave të tretë kundrejt përfitimeve.

Mes të kallëzuarve është edhe gjyqtarja Klorinda Çela, për të cilën i kanë bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet, me akuzën për tjetërsimin e pronës, ku një pronë shtetërore ia ka kaluar pa të drejtë një subjekti privat. Më konkretisht për pronën te Liqeni, te Garda e Republikës, që kjo gjyqtare ia ka kaluar një personi, ndonëse ishte një tokë shtetërore.

Ndërkohë, operacioni më i fundit i njësisë anti-korrupsion është kallëzimi në SPAK i ish- drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi dhe disa zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të këtij institucioni, si të përfshirë në 2 skema abuzimi në tjetërsimin e pronave, për të cilën Manja e cilësoi si aksionin më të madh të kësaj strukture.

Paralajmërime ka pasur edhe për kryebashkiak, kryesor të zonave bregdetare, por nuk janë dhënë emra.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?