Bilanci i OFL në 11 muaj/ 589 të skeduar e 1550 pasuri nën sekuestro! GJKKO 11 vendime për konfiskime, nga 120 që i janë kërkuar

18 Dhjetor 2020, 20:23| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 20:50

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit, i nisur në muajin shkurt të këtij viti, pritet të finalizohet në datën 31 dhjetor, të paktën për sa i përket dërgimit të formularëve në drejtim të personazheve problematikë me të shkuar kriminale, të dënuar apo të akuzuar për krim të organizuar. OFL dërgoi formularët e parë të deklarimit të pasurive tek dy prej eksponentëve të njohur të krimit në Durrës dhe Elbasan. Përkatësisht Lulzim Berisha dhe Ardjan Çapja. Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend, e cila nisi aktivitetin e saj që prej vitit 1998. Çapja, pjesë e fisit të njohur dhe të skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan. Ai u ka shpëtuar dy atentateve ku persona ende të paidentifikuar kanë tentuar ta eliminojnë. Ardian Çapja është akuzuar gjithashtu edhe për sulm me armë zjarri ndaj policisë në 2016-ën.

Më tej, Operacioni Forca e Ligjit vijoi me dërgimin e formularëve të një numri të konsiderueshëm subjektesh, ndërsa statistikat pas thuajse 11 muajsh flasin për 589 persona të skeduar që u ka shkuar formulari për deklarimin e pasurisë dhe në total më shumë se 1550 pasuri të sekuestruara. Deri tani, vetëm 120 çështje kanë përfunduar në Gjykatën e Posaçme për sekuestrimet. Me vendim të kësaj të fundit janë konfiskuar 11 pasuri, të cilat i kalojnë përfundimisht Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, nga 56 pasuri të kërkuara për konfiskim nga SPAK dhe janë në proces konfiskimi 45 të tjera.

Pasuritë që janë konfiskuar deri në mes të muajit dhjetor, kur OFL është drejt mbylljes janë kryesisht automjete dhe më pak njësi tregtare shërbimi. Referuar të dhënave, me vendim të Gjykatës së Posaçme u janë kthyer në 9 raste pasuritë subjekteve, të cilat kanë rezultuar të përfituara nga të ardhura të pastra dhe jo nga aktivitete kriminale.

Në 31 dhjetor OFL pritet të dërgoj formularin e fundit në drejtim të subjekteve me të shkuar kriminale, që i bie edhe 13 ditë, por Akti Normativ pritet të pësoj ndryshime për sa i përket hetimit në SPAK dhe gjykimit në Gjykatën e Posaçme, duke e shtyrë përtej ditës së fundit të vitit 2020, për një afat të pacaktuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 18/12/2020 21:51

    Te gjitha rena se i kan leru te gjitha pronat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?