Bilanci i PS në 11 vite qeverisje/ Gazetarja: Nuk i gjej asnjë arritje, përveç reformës në drejtësi! Shalsi: Kemi ndërtuar sistem që ndëshkon korrupsionin

23 Shtator, 21:32| Përditesimi: 24 Shtator, 07:17

  • Share

Bilanci i qeverisjes socialiste këto 11 vite përballë përpjekjeve për një mandat të katërt u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetje me Babaramon’. Deputeti i opozitës Agron Shehaj lidhur me mirëqeverisjen apo keqqeverisjen e Ramës, ngre pyetjen a janë larguar shqiptarët apo jo.

'I mungon një qeveri e pakorruptuar. Pse njerëzit ikin dhe është mënyra për të matur rezultatin e qeverisjes, fakti që ikin apo qëndrojnë. Pyetjes është qeverisur mirë apo jo, i përgjigjemi pyetjes njerëzit po ikin apo po rrijnë.'

Gazetari Ylli Pata sheh SPAK si mundësinë e vetme të shpresës për shqiptarët këto vite.

'Shqiptarët nuk po arrijnë dot të jetojnë dot me monopolin dhe pandëshkueshmërinë. SPAK ka prekur një cip të vogël e këtij korrupsioni që është miliona euro. Zyrtarë të lartë zotërojnë jo vetëm prona, por edhe biznese, biznese në turizëm, media, industri që po degradojnë. Prandaj nëse shikojmë sondazhet, ka një popullaritet ndaj SPAK. Ka një popullaritet 70%. Nuk janë vetëm një anë.'

'Një doktor që ka ikur nga Shkodra në Gjermani, ikja me vrap ka ndodhur duke parë pabarazinë, në rradhë të parë korrupsionin. Duke parë babëzinë e njerëzve të korruptuar.'

Gazetarja Esiona Konomi thekson se në këto vite qeverisjeje nuk gjen dot një bilanc pozitiv për qeverinë Rama, përveç reformës në drejtësi.

'SPAK është institucioni më i pëlqyer dhe shpresë dhënës dhe jo më kot kryeministri ka ngritur zërin që SPAK e ngrita unë. Kryeministri gjithë kohën për drejtuesit politik të qarqeve e mori për të parë se kush mund të ishte viktima e radhës. SPAK sot është krijuar një pol orientimi për shoqërinë shqiptare, aty presim të marrim ndëshkueshmërinë. Nuk ikin vetëm prej korrupsionit dhe qeverisë Rama. Përveç reformës në drejtësi zotit Rama nuk i kam mbajtur shënim arritje tjetër. Kam parë një qeveri që çalon, si të bëjë makijazh të vrarëve të SPAK. Kam parë një qeveri të zvarritur. Nuk kam parë shëndetësi falas, kam parë që legalizimet falas nuk erdhën. Kadastrat u korruptuan pas një sërë reformash. Të gjithë premtimet e Ramës nuk kam parë të kenë sukses. Nuk ka patur një investim të qartë. Kemi parë të ndryshohen ligjet me porosi.'

Deputeti i PS-së Eduard Shalsi, nuk e mohon korrupsionin në vend. Por shton se sot ka jnë organ si SPAK që po lufton korrupsionin, ndryshe nga më parë, si vitet 90 dhe 2000 kur gjyqtarët dhe prokurorët dhunoheshin verbalisht.

'Duhen statistika ku qëndron Shqipëria në raport me vende të tjera. Mos e paraqisni si fenomen që ekziston në Shqipëri. Ka korrupsion, patjetër. Nuk e ka mohuar. A është më shumë, më i madh, apo më pak? Ajo që unë mendoj është fakti që për herë të parë në historinë e tranzicioni kemi një organ i cili po konstaton dhe po vendos përpara gjykatave njerëz duke i akuzuar konkretisht. Për shembull, ajo që më shqetëson kur thuhet si në asnjë vend, si kurrë më parë, nuk bën vaki. Imagjinoni të kishte një SPAK në vitet 90 në vitet 2000,  çdo kishte ndodhur?

Ne themi që ndërtuam një sistem që po kolaudohet vazhdimisht. Ka besimin në rritje të shqiptarëve. Një palë e akuzon si organizatë kriminale. Ka dhe një palë që e mbështet si PS. Nuk na vijnë si befasi këto ngjarje, por si iniciativë nga Edi Rama dhe PS në 2013 që kanë ngritur një sistem drejtësie që sot nuk po pyet nëse ke ofiq apo jo. E mbani mend si shantazhoheshin gjykatësit, prokurorët.'

Ora 22:50
'I thonin oligarkut më vjen keq është politike, mos i merr seriozisht', Shalsi me akuza ndaj deputetëve të opozitës: Këta do luftojnë oligarkinë?

1727124511_eduardshalsi.JPG

Deputeti i PS-së Eduard Shalsi duke debatuar në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, me deputetin Agron Shehaj, hodhi akuza ndaj deputetëve të opozitës, që nga njëra anë akuzojnë oligarkët në vend, nga ana tjetër shkojnë e pinë kafe me te duke i kërkuar falje pasi ishin akuza politike.

'Shkonin tek oligarku dhe i thonin më vjen keq është politike, mos i merr seriozisht ato gjëra. Kanë marrë këto luftën ndaj antikorrupsionit. Do luftojnë këto oligarkinë. Mendoj vendin që ka një opozitë kaq të dobët. Kjo historia e korrupsionit me tymnaja, sapo vij nga një super diskutim lajtmotiv se çfarë do ndodhi me pensionet. Si do përballojmë sfidat e së ardhmes? Duhen adresuar për të luftuar rrënjët. Vende me traditë të konsoliduar po hasin probleme madhore. Ajo që duhet të themi është ku ishim, ku jemi dhe ku mund të shkojmë.'

Ora 22:47
'I thonin oligarkut më vjen keq është politike, mos i merr seriozisht', Shalsi me akuza ndaj deputetëve të opozitës: Këta do luftojnë oligarkinë?

1727123874_shalsi.JPG

Deputeti i PS-së Eduard Shalsi duke debatuar në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, me deputetin Agron Shehaj, hodhi akuza ndaj deputetëve të opozitës, që nga njëra anë akuzojnë oligarkët në vend, nga ana tjetër shkojnë e pinë kafe me te duke i kërkuar falje pasi ishin akuza politike.

'Shkonin tek oligarku dhe i thonin më vjen keq është politike, mos i merr seriozisht ato gjëra. Kanë marrë këto luftën ndaj antikorrupsionit. Do luftojnë këto oligarkinë. Mendoj vendin që ka një opozitë kaq të dobët. Kjo historia e korrupsionit me tymnaja, sapo vij nga një super diskutim lajtmotiv se çfarë do ndodhi me pensionet. Si do përballojmë sfidat e së ardhmes? Duhen adresuar për të luftuar rrënjët. Vende me traditë të konsoliduar po hasin probleme madhore. Ajo që duhet të themi është ku ishim, ku jemi dhe ku mund të shkojmë.'

Ora 22:11
'4 vite drejtoj Komisionin e Ekonomisë dhe nuk ke ardhur një herë', Shalsi përplaset me Shehaj: Ke kaq vite merr rrogën si deputet dhe nuk paraqitesh

 

Deputetët Eduard Shalsi dhe Agron Shehaj u përplasën në '5 Pyetjet me Babaramon' teksa po flisnim për korrupsionin në sistemin e shëndetësisë. Shalsi thotë se Shehaj nuk vjen një herë në parlament dhe korrupsione dhe flet me kompetencë në studio televizive. 

Shalsi: Zotëria është turist në parlament,. Ne nuk paguhemi për të qarë. Nëse sheh diçka që nuk shkon, të ndërmarri veprime, ka propozime, ka dëgjesë. Ka kaq vite deputet merr rrogën dhe nuk paraqitet në komisione. Ka kaq vite dhe tani e dëgjojmë që bën partinë.

Shehaj: Kanë përdorur kompanitë off shore. Kanë bërë tendera. Janë kompani të huaja, që nuk njihen. Për një nga PPP-të pronarët i kanë mbajtur të fshehur nuk dihet.

Shalsi: Çfarë propozimesh kanë bërë për të adresuar çështjet e kompanive? Çfarë aksionesh ke marrë? Tregoji. A je deputet?

Shehaj: Lekët që duhet të shkojnë tek ilaçet ku shkojnë?

Shalsi: Po gjeje më. Mund të kenë shkuar tek llogaritë e tu. A je deputet apo nuk je? Hiq dorëheqjen dhe bëhu gazetar.

Kam 4 vite që kryesoj Komisionin e Ekonomisë, dhe nuk ke ardhur një herë. Ke ardhur dy herë.

Ora 21:51
Shehaj i përgjigjet Shalsit: Raporti i DASH e thotë qartësisht, korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes! 3 mandate, 3 qeveri të korruptuara

1727121128_shehajagron.JPG

Deputeti opozitar Agron Shehaj iu përgjigj deputetit të mazhorancës Eduard Shalsi në '5 Pyetjet me Babaramon' lidhur me korrupsionin në vend. Shehaj vuri në dukje raportet e DASH se korrupsioni është në të gjitha nivelet e qeverisjes. 

'Raporti i DASH thotë qartësisht, korrupsioni është në të gjitha nivelet qeverisje. Përfaqësuesja e DASH tha problemi i Shqipërisë është korrupsioni. Luftoni korrupsioni, është fakt që kjo mazhorancë, i ka dhënë shqiptarëve 3 qeveri të korruptuara. Kanë patur një ministër, zv.ministër, zv.kryeministër të hetuar dhe dënuar për korrupsion. 3 qeveri të korruptuar. Arsyeja pse njerëzit ikin, korrupsioni. Mendoj se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të pakorruptuar. PS nuk i dha Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Çfarë do thoshte Edi Rama nëse do merrej në hetim nga SPAK?'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?