Pas fiks një muaji vendi ynë do të bëjë një vit nën kthetrat e pandemisë së COVID-19. E pikërisht në këtë periudhë po njohim shifra rekord të infektuarish, ku dhe të rinjtë nuk janë më të paprekshëm. Tek moshat 25-35 vjec dhe 35-44 vjec po shihet rritje e incidencës.
Vetëm në javën e parë të shkurtit janë infektuar 7209 qytetarë ndërsa kanë humbur jetën 80 persona. Tirana vijon te jetë zonë e kuqe me mbi 18 mijë të infektuar aktiv. Fatkeqësisht dhe nga viktimat e kësaj jave, 43 kane qenë në Tiranë. Koronavirusi nuk po i kursen as moshat e reja, duke shkaktuar viktimave mes tyre.
Edhe shtrimet në spitalet COVID janë shtuar, ku po marrin trajtim mjekësor mbi 430 pacientë. Për shkak të fluksit të shtuar, kryesish në dy strukturat kryesore COVID, cka po sjell dhe ezaurim të kapaciteteve të tyre, cdo ditë po dërgohen më shumë pacientë drejt COVID 3 dhe 4. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së shëndetësisë 78% e shtretërve në spitalet COVID janë të zëna, ndërsa 32.6% janë në reanimacion.
Ndërgjegjësimi tek qytetarët është thujse zero, duke nisur që nga mosmbajtja e maskës, deri tek grumbullimet masive, më së shumti tek të rinjtë që mbushin baret, restorantet e qendrat tregtare.
Fundi i shkurtit di jet me zi
Përgjigju