Në skenën e artit teatral e jo vetëm, suksesi dhe njohja ndërkombëtare janë arritje të vështira dhe të rëndësishme si dhe një nga synimet në vizionin e punës së Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli”. Në përmbushje të këtij synimi Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", nën drejtimin e artistit Gjergj Prevazi, ka marrë pjesë me sukses në disa festivale ndërkombëtare, duke fituar vlerësime dhe çmime.
Përfaqësimi për të parën herë për Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “To the stars” në Varna, Bullgari, me monodramën “Gruaja e thyer”
Në datë 20 Gusht, shfaqja "Gadjo" u prezantua në Festivalin Etnofest, një ngjarje e rëndësishme për artin dhe kulturën. Shfaqja u bë thelbësore në këtë festival, duke u vlerësuar me tri çmime të rëndësishme: "Shfaqja më e mirë", "Regjia më e mirë" dhe "Aktorja më e mirë". Këto çmime janë një njohje e merituar për përpjekjen e ekipit të Teatrit Kombëtarë Eksperimental “Kujtim Spahivogli" në prodhimin e një performance të jashtëzakonshme teatrale.
Rezultatet e Festivalit Etnofest dëshmojnë qartë që "Gadjo" është një shfaqje që prek zemrat e spektatorëve dhe e shpreh me mjeshtëri emocionin dhe pasionin e personazheve të saj.
Përveç suksesit të arritur në Festivalin Etnofest, "Gadjo" vazhdoi me pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, më datë 28 Gusht. Kjo është një tjetër platformë e rëndësishme që shërbeu për të treguar fuqinë e artit teatral dhe për të ndarë ndjenjat dhe historinë e shfaqjes me audiencën e gjerë.
Në një ngjarje e shënuar kulturës dhe artit, është pjesëmarrja e shfaqjes "Dhjetë Kërcime - Tirana my Rhythm"në disa festiovale ndërkombëtare. Më 6 Korrik shfaqja ka marrë pjesë me sukses në Festivalin Le DANZATRICI en Plein Air.
Më 26 dhe 27 Korrik kjo shfaqje morri pjesë në takimin ndërkombëtar kulturor u mbajt mbështetur nga Teatrin Publik Puliez që u zhvillua në Lama D’Antico.
Dhe më 8 Shtator shfaqja do të marri pjesë në festivalin “Talos”, një nga ngjarje e rëndësishme eksperimentim dhe takimi të produksioneve origjinale, projekte të reja artistike, kërcime të shkëlqyera bashkëkohore.
Shfaqja "Dhjetë Kërcime - Tirana my Rhythm" solli një përvojë të jashtëzakonshme për audiencën e pranishme. Me një kombinim të elementëve, ndonëse frymëzuar nga elemente të kërcimit tradicional ka qasje bashkëkohore duke gërshetuar dancing, projeksionin dhe muzikën. Me një përzierje të elementëve moderne dhe trashëgimisë kulturore, shfaqja u bë një rrëfim i emocioneve dhe lidhjeve që ndërtojnë qytetin e Tiranës.
Pjesëmarrja e shfaqjes "Dhjetë Kërcime - Tirana my Rhythm" në këto festivale të rëndësishme shënoi një hap të rëndësishëm për kulturën dhe artin e kërcimit në Tiranë dhe në nivel ndërkombëtar.
Për Teatrin Kombëtarë Eksperimental "Kujtim Spahivgoli", pjesëmarrja dhe vlerësimet e arritura në këto festivale ndërkombëtare janë një shenjë e qartë e aftësisë së tyre për të prodhuar vepra të cilat prekin, inkurajojnë dhe ndikojnë tek spektatorët në nivel emocional dhe intelektual. Kjo është një dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë artin teatror në një nuivel konkurues dhe cilësor jo vetm brenda vendit por edhe përtej kufinjve.