Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD Lulzim Basha

Bilanci i zi/ Ja si e ‘krasitën’ Berisha-Basha PD-në, 60 figurat e përjashtuara në 7 vite, 6 disfata zgjedhore dhe 4 parti të reja  

28 Dhjetor 2020, 16:27| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 16:36

  • Share

Gjashtëdhjetë figura të përjashtuara dhe të mënjanuara, katër parti të reja, gjashtë disfata zgjedhore, dorëzim i pushtetit vendor dhe kthim në parti jo parlamentare. Ky është bilanci 7-vjeçar 2013-2020 i Partisë Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët po shkojnë drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare, pa reflektuar për sagën e mëkateve gjatë pushtetit 2005-2013. Mes grupit të të përjashtuarave me dorën e Bashës dhe miratimin e Berishës, katër ish-eksponentë demokratë do të luftojnë përballë PD-së në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në krye të katër partive. Ata janë Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. 

Partia Demokratike me shumë gjasa do të këtë përballë edhe Bamir Topin, në krye të Frymës së Re Demokratike, i cili është përbetuar se nuk afrohet me Bashën, për sa kohë punët e PD-së i dikton Berisha. 

Ndërkaq, përjashtimi i figurave me peshë dhe kontribut në këtë parti, është mundësuar në tre faza; në vitin 2013, 2017 dhe për përmes komisionit ‘Nishani’ në 2020. 

Në vitin 2013, Berisha u ndërpreu karrierën politike 36 deputetëve të PD, me të cilëve Ilir Rusmajli, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Osman Metalla, Selami Xhepa, Arenca Trashani etj. Lulzim Basha mori drejtimin e partisë në verën e vitit 2013, disa javë pas humbjes, përmes një procesi të konstatues si i manipuluar nga rivali i tij, Sokol Olldashi, por edhe nga Astrit Patozi dhe përfaqësues të tjerë. 

Basha nuk afroi të përjashtuarit nga Berisha, përveç Enkelejd Alibejat, por thelloi ‘prerjen e kokave’ në 2017, duke i ndërprerë karrierën politike Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Majlinda Bregut, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Eduard Selamit etj. Këta u zëvendësuan me njerëz të rinj si Klevis Balliu, Ervin Salianji, Grida Duma, Rome Gurakuqi, Halim Kosova, Agron Shehaj, Valentina Duka etj. 

Gjatë gjithë kësaj periudhe 7-vjeçare Basha çuditërisht ka folur vetëm për bashkim Partisë Demokratike. Madje, Basha krijoi edhe një departament për Kontributet Historike në PD, me qëllim për rikthimin e figurave që kishin kontribuar në PD. U rikthyen Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe Mark Marku, të cilët Berisha dhe Basha i përdorën për ‘krasitjen’ e radhës. Ruli, Mustafaj, Marku dhe Bujar Nishani u caktuan anëtar të një komisioni për filtrimin e kandidatëve për deputetë, në verën e vitit 2020. 

Me këtë komision, Basha ‘hoqi qafet’ disa figura që afroi në 2017. U përjashtuan Romeo Gurakuqi, Astrit Veliaj, Halim Kosova, Endri Hasa, Ervin Salianji, Luan Baçi, Tritan Shehu, Fatbardha Kadiu Izmira Ulqinaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gerti Bogdani. Pesë nga të përjashtuarit kanë reaguar ashpër, duke denoncua dhe refuzuar ‘krasitjen’ e radhës në PD. 

Ndërkaq, gjatë 7 viteve të fundit, nën drejtimin e Berishës dhe më pas Bashës, Partia Demokratike ka pësuar 6 disfata të rënda zgjedhore, katër kombëtare dhe dy të pjesshme. Ka humbur zgjedhjet parlamentare të 2013, zgjedhjet lokale në 2015, zgjedhjet e pjesshme në Korçë dhe Dibër, zgjedhjet parlamentare të 2017 si dhe dorëzoi të gjithë pushtetin vendor në 2019, duke mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi kishte dorëzuar mandatet e deputetëve, duke u kthyer në parti jo parlamentare. Gjatë kësaj periudhe PD ka fituar vetëm zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë. 

Figurat e mënjanuara dhe të përjashtuara në PD 2013-2017 

1.    Romeo Gurakuqi
2.    Eduart Halimi 
3.    Astrit Veliaj
4.    Halim Kosova
5.    Endri Hasa
6.    Ervin Salianji
7.    Luan Baçi
8.    Tritan Shehu
9.    Fatbardha Kadiu 
10.    Izmira Ulqinaku
11.    Xhemal Gjunkshi
12.    Gerti Bogdani.
13.    Jozefina Topalli
14.    Astrit Patozi
15.    Majlinda Bregu
16.    Ridvan Bode
17.    Arben Imami
18.    Eduard Selami
19.    Mesila Doda
20.    Sherefedin Shehu
21.    Myqerem Tafaj
22.    Igli Cara
23.    Arben Ristani
24.    Myslim Murrizi
25.    Rudina Hajdari
26.    Fabian Topollaj
27.    Leonard Olli
28.    Keltis Kruja
29.    Suzana Guxholli
30.    Endira Bushati
31.    Valbona Mezini
32.    Edith Harxhi
33.    Edvin Kulluri
34.    Gjergj Lezhja
35.    Fatos Hoxha
36.    Viktor Gumi
37.    Osman Metalla
38.    Kozma Dashi
39.    Ferdinand Shehu
40.    Roland Keta
41.    Shaban Memia
42.    Bedri Mihaj
43.    Vasillaq Ngresi
44.    Ndue Paluca
45.    Ilir Krosi
46.    Lajla Përnaska
47.    Paulina Hoti
48.    Bedri Hoxha
49.    Arbiola Halimi
50.    Mimoza Hajdarmataj
51.    Albina Deda
52.    Gjovalin Bzhetaj
53.    Liljana Elmazi
54.    Arenca Trashani
55.    Astrit Bushati
56.    Fatos Beja
57.    Ilir Bano
58.    Ismail Hoxha 
59.    Selami Xhepa
60.    Ilir Rusmajli

Komento

Komente

  • Hingladeri: 28/12/2020 17:57

    PD eshte kthyer ne nje Parti qenefi jane mbledh gjirhe halet.

    Përgjigju
    • Tani: 28/12/2020 18:08

      I ka hyre vetja ne qejf kalamanit Luledhime dhe ka hequr ajken e ka lene llumin .. rrofte Grida se na mastrubon

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?