Është rënduar bilanci tragjik i viktimave pas tërmti të rënë mbrëmë në Elazig. Në një deklaratë për mediat Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave AFAD njoftoi se deri më tani janë 22 persona të vdekur ndërsa ka mbi 1mijë të plagosur.
Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.
Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, u raportuan dhe dhjetra paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.
Lajmi kryesor:
Tërmeti 6.8 ballë në Turqi/ Shkon në 29 numri i viktimave, qindra ndërtesa të rrënuara, telefona nën rrënoja dhe profecia (VIDEO-LIVE)
/r.k./ReportTv.al