Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

6 Tetor, 14:14| Përditesimi: 6 Tetor, 14:37

  • Share

Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të javës që lamë pas, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, janë vendosur në të gjithë vendin 23,717 gjoba shumica prej të cilave për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Blutë sqarojnë se janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi, ndërsa janë evidentuar 1966 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Masa administrative:

-23,717 masa administrative në total në të gjithë vendin

- 5924 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese

-1085 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

-1528 për mospërdorim të rripit të sigurimit

-1984 për parakalime të gabuara

-199 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-83 për manovra të rrezikshme në rrugë

-256 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit

-10154 për parkim të gabuar

-2504 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Arrestime:

- Janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

-Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1966 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi  40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?