Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Bilbil Mete dha dorëheqjen nga drejtësia, por Vetingu e thërret në seancë dëgjimore! Prokurori nën verifikim prej dy vitesh

27 Nëntor 2020, 15:50| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 16:30

  • Share

Në 25 shtator 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë protokolloi një kërkesë të Bilbil Metes, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, për t’u larguar nga drejtësia. Njëzetë ditë  më pas, në 15 tetor 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi pranimin e dorëheqjes së prokurorit dhe deklarimin e statusit të magjistratit. Sipas këtij vendimi, dorëheqja do të hynte në fuqi në 31 tetor 2020. Për këtë vendim, Këshilli ka njoftuar dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, meqenëse Mete ishte në proces verifikimi që në muajin nëntor të vitit 2018, pra mbi dy vite.

Megjithatë, pavarësisht dorëheqjes nga drejtësia, Komisioni i Vetingut ka planifikuar një seancë dëgjimore me Bilbil Meten, me qëllim për ta njohur me rezultatet e verifikimit dyvjeçar për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Sipas njoftimit të KPK, seanca dëgjimore do të mbahet mesditën e datës 2 dhjetor 2020, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari. Mbetet për t’u parë nëse planifikimi i seancës dëgjimore është një keqkuptim i KPK apo pas seancës fshihen rrethana të tjera.

Mete e kërkonte dorëheqjen nga detyra me motivacionin se mbushte moshën e pensionin. Por, gjatë mbledhjes së KLP-së, anëtarët theksuan se me ligjin e ri mosha e dalje në pension të prokurorit është 67 vjeç dhe jo 65 vjeç. Në këto kushte, KLP e miratoi dorëheqjen e prokurorit jo për shkak të moshës së pensionit, por bazuar në vullnetin e tij të lirë për t’u larguar nga drejtësia. Ndërkaq, Mete është edhe anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Meta zëvendëson zonjën Arta Marku.

 Vendimi i KLP për largimin e Bilbil Metes nga drejtësia

Njoftimi i KPK për zhvillimin e seancës dëgjimore për Bilbil Meten

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?