KOSOVË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur bashkë në shenjë nderimi për mbretëreshën e muzikës dhe kulturës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, sonte në Malishevë është organizuar ndezja e qirinjve.
Këtë gjest në nder të Nexhmie Pagarushës e ka prirë kryetari i Komunës Ragip Begaj. Ceremonia e ndezjes së qirinjve është shoqëruar me këngët e Bilbilit të Kosovës, të kënduara ndër vite.
Pagarusha ndërroi jetë ditën e djeshme ndërsa nesër ajo do të përcillet në banesën e fundit, me një ceremoni private, siç ka zgjedhur vetë. Dëshira e saj ka qenë që të varrosej në Pagarushë të Malishevës dhe familjarët kanë vendosur që ta plotësojnë amanetin e saj.
Komento