Lulzim Basha

Bilbili i një loje të shitur

12 Qershor, 10:27| Përditesimi: 12 Qershor, 10:40

  • Share

Tashmë Lulzim Basha është pjesë e historisë dhe e ka mbyllur llogarinë me politikën. Nëse ka një gjë që duhet të sqarojë Lulzim Basha me historinë, është pasiviteti dhe përgjumja e tij në dy vite e gjysmë që e ndajnë nga momenti i sotëm e prej kur përzuri Berishën nga PD-ja.

Mungesa e përballjes së tij në fushatën që bëri Berisha menjëherë pas përjashtimit nga PD-ja, përgjumja e tij në një vit e gjysmë; lënia e fushës së lirë në zgjedhjet lokale për kandidatët e Berishës; shtyrja e afateve për fillime betejash për të përfunduar në tre podkaste pyjeve të Zvërnecit ku të paktën nuk sqaronte as sesi do pastronte pyllin, të gjitha këto mbeten enigmë. Nuk kishte sjellje më të mirë për të rritur agresivitetin e Berishës dhe demotivuar ndjekësit e vet.

Pas heqjes së vulës, Basha premton rikthim, por këto janë thjesht logje Kavaje për ta shtyrë deri në pranverën që vjen. Me vulën dhe siglën e një partie historike në zotërim, Lulzim Basha ia doli që të bjerrte dita ditës ndjekësit e tij. Imagjinoni si mund t’ia dalë me një kioskë që do ia nxjerrë Nipt-in vetë.

Basha kishte një deficit të madh besueshmërie dhe karizme; një mungesë të tmerrshme nuhatjeje politike; mungesë totale të mbajtjes së ritmit të politikës dhe mungesë dëshpëruese hapjeje ndaj elementëve të rinj. Nuk ia doli t’i jepte besim atyre që e kuptojnë se me Berishën nuk vijnë në pushtet apo që nuk e duan.

E gjithë historia dyvjeçare e kusur, kishte si rezultat produktin që del kur qeth mace: Shumë zhurmë e pak lesh. Por edhe dyshimin se e gjitha kjo ishte një lojë mes Bashës dhe Berishës.

Lulzim Basha ia doli të shuante shpresën se nëpërmjet tij një opozitë e re dhe konkurruese mund të lindte. Pas kësaj Rama është edhe më komod pasi me një Berishë dhe Metë përballë, bashkon në unitet të çeliktë radhët e veta dhe ka mundësi të përqendrojë goditjen. Përfundimi dihet. (Dritare.net)

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mondi: 12/06/2024 23:34

    z hila portretizim perfekt per lulken por edhe kaq sa ndenjti nje bosh si ai eshte shume.pasoje e papjekurise sone si popull qe pollem si deputet te te njejti niveli me lulken dhe u dhame te drejtojne shtetin tone te rjepur .ajo qe ne ,me sakte ju qe keni zerin dhe i quani elite sjane gje tjeter vecse batakcinj pa nivel,ordiner ,bandite, injorant,personazhe te nje filmi te vjeter me titull vdekja nuk di te lexoje.megjithate une mendoj se ne si popull i meritojme ata.porandaj denimi yne eshte te vdesim ose te largohemi nga syte kembet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?