Politikë

'Bild', Deputeti i opozitës së re: Gjiknuri, mund të jetë gjithçka vetëm, bashkryetar i Zgjedhores jo! Të shkarkohet

27 Qershor 2019, 13:44| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 17:36

  • Share

Pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane "Bild", deputeti i opozitës së re Alban Zeneli ka kërkuar shkarkimin e Damian Gjiknuri nga bashkryetar të Reformës Zgjedhore. Sipas tij, Damiani ka qenë një ndër personat që ka ndërhyrë në procesin zgjedhor në zgjedhjet e kaluara, për të arsye nuk mund të jetë kurrsesi bashkryetar i një Komisioni kaq të rëndësishëm.

"Përgjimet e publikuara e kanë nxjerrë të plotë e zgjedhjeve.  Jemi në situatën e krijuar kur parlamenti ka hyrë në procesin e shkarkimit të Presidentit, ne nuk mund të pranojmë që Damian Gjiknuri të jetë bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore. Nga njëra anë kemi presidentin që shkel Kushtetutën me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, nga ana tjetër Damian Gjiknuri shkel Kushtetutën Zgjedhore. Ai mund të jetë gjithçka, veçse bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, jo", tha Zeneli.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?