Në jetën reale Brajan Grudës i pëlqen të veshë rroba XXL, teksa paraqitje XXL ka bërë edhe me Mainzin këtë sezon duke luajtur 11 takime, shënuar një gol dhe asistuar një herë në Bundesligë.
I lindur në Speyer të Gjermanisë 19 vite më parë, sulmuesi anësor është me origjinë nga Shkodra dhe tanimë me kërkesë të Sylvinhos Federata Shqiptare e Futbollit po ngulmon që djaloshi të jetë pjesë e Kombëtares.
Mëngjarashi ka kaluar të gjitha grupmoshat e Gjermanisë dhe për momentin bën pjesë te U-21 i këtij vendi, duke qenë shpresa e madhe e ekipit. Veç saj ai ka luajtur edhe pesë takime me gjermanët U-21, por kjo nuk e pengon që të zgjedhë Shqipërinë.
Nëse "gjaku do e thërrasë", kjo pritet të shihet, teksa sipas Bild FSHF-ja po provon të gjitha mundësitë për të bindur djaloshin që vlen 5 milionë euro në treg dhe luan sezonin e dytë në Bundesligë.
Sylvinho duhet të ruhet mirë ,se ka të ngjarë edhe ai mund të zëvendësohet deri në Qershor dhe në stol mund të jetë vet Duka,ose ndonjë produkt mix i tij me politikanë,të cilet janë mësuar të ‘marrin trofete’ meqë e kanë atë fuqi,kur skane bere asgje per futbollin ne Shqiperi,pervec nje stadiumi-hotel,se dhe lojtaret e perfaqesues janë shqiptar me shume te diaspores, qe jane rritur e luajne jashte.Pra kontributi i institucioneve shqiptare ,eshte zero,sepse edhe në çdo triumf tjeter ne sportin shqiptar,jane vet individet,meritat e tyre, qe me sakrificat e tyre kane dhene per Shqiperine dhe kombin shqiptar. Tani kanë fillu pazaret se kush do shkojë me ‘pushime’ ne Gjermani,jo kush e meriton të shkojë dhe sakrifikoi deri në kualifikim.
Përgjigju