Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe foto nga takimet e kryeministrit Rama në Turqi dhe Greqi

Merkel inkurajon Ramën për rolin në ndërmjetësimin mes Turqisë dhe Greqisë! BILD: Rama si ndërtues të urave

13 Janar 2021, 22:26| Përditesimi: 14 Janar 2021, 08:33

  • Share

Kancelarja gjermane Angela Merkel inkurajon kryeministrin Edi Rama për rolin e ndërmjetësimit mes Turqisë dhe Greqisë. Kjo është konfirmuar nga gazeta Bild, e cila shkruan se kryeministri Edi Rama do të jetë ndërmjetësuesi i takimit Turqi-Greqi për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre, të tensionuar pas mosmarrëveshjeve për ishujt në Detin Egje dhe tensionet për hidrokarburet në Mesdheun Lindor.

Sipas BILD këtë e ka inkurajuar edhe vetë kancelarja gjermane Merkel, që kryeministri Rama të përpiqet të bashkojë krerët e Turqisë dhe Greqisë rreth një tryeze.

"Kancelarja  e inkurajoi personalisht atë. Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, të përpiqet të bashkojë krerët të Turqisë dhe Greqisë rreth një tryeze. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar". BILD në shkrim e cilëson Ramën si “ndërtues të urave”.

Roli i ndërmjetësuesit mes dy vendet i kryeministrit Rama u konfirmua më herët edhe nga ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i cili i bëri ftesë Greqisë për mbajtje të bisedimeve në Tiranë. Nga ana e saj Greqia tha se mirëpret bisedimet, ndërsa tha se ato do të zhvillohen në Stamboill më 25 janar 2021.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi vizita në Turqi dhe Greqi, ku duket se është investuar për të mundësuar një dialog të mundshëm mes dy vendeve ballkanike pas tensioneve të mëdha që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Pas vizitës dy ditore në Turqi më 6 dhe 7 janar, ku kryeministri Rama u prit me ceremoninë dhe nderimet më të larta shtetërore nga presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ai fluturoi direkt për në Athinë ku zhvilloi takime me me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe me homologun Kyriakos Mitsotakis.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan dukshëm pas nisjes së fushatës kërkimore për hidrokarbure të anijes turke Oruç Reis në Mesdheun Lindor por edhe përcaktimi i kufijve detarë që prekin ishujt në Detin Egje.

Artikulli i BILD

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dangellia: 14/01/2021 06:36

    Tani ju mbush mendja se kush eshte LEGJENDA EDI RAMA o te sgerlaqur spurdhjake vrases tradhetar trafikant hajdut mafjoz grabites....te EMER SHUARES opozit 30-vjecare rrugore ...urime gjigand

    Përgjigju
  • Iris: 14/01/2021 04:46

    Gjermania kishte nje/dhimbje koke/qe e hoqi qafe tani dhe ia la Rames.Z.Rama uroj qe t'ia dalesh!

    Përgjigju
  • Komentatori: 14/01/2021 04:02

    E plase Saliun dhe Ilirin, i bëre gjysëm njeriu të dy.

    Përgjigju
  • Gledis: 14/01/2021 01:12

    O EDO MOS U PERPIQ TI BESH NDER GREQISE SE NUK TA DI PER NDER GREKU,,,,EDHE MOS LESHO ASNJE CM SE NE JON KA mijera MILIARDA DOLLARE NAFTE E GAZ NATYROR ATY,,,,VETEM THIKEN TA FUT NE SHPINE GREKU,;EDHE PO TI BESH NDER ,,TURKU TA NJEH NDERIN DHE TE DO E TE RESPEKTON PERJETE....

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 13/01/2021 23:25

    Ky është Edi Rama i madh i një vëndi të vogël si Shqipëria.Ndaj nuk është RASTËSI që E.Rama është KM më i mirë në Shqipëri në 30 vite dhe më i miri në botë siç shkruan Italia. Le të shpif Saliu,Luli,Likja..etj,sa të doi si laro. Bravo E.Rama.Je njësh.Urojmë fitore të thellë në 25 prill.Le të pëlcas Berishizmi 77 vjeçar që do luftë për të marr pushtetin.

    Përgjigju
  • BennTironci: 13/01/2021 23:03

    Edo je gjigand.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?