Biletat avulluan në 2 orë, dyshim për shitje preferenciale! Prodani: Të bësh para përmes kombëtares, qëllimi i FSHF! Duka e trajton si pronë private

17 Shtator 2023, 13:20| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 16:32

  • Share

Shumë tifozë kanë mbetur të zhgënjyer, pasi nuk arritën të siguronin një biletë për ndeshjen e kombëtares në ‘Air Albania’ kundër Çekisë. Mënyra se si u shitën nga Federata Shqiptare e Fubollit ishte kaotike dhe krijoi shumë kaos ndërkohë që dyshimet për abuzime janë të shumta.

Askush nuk u njoh me çmimet e biletave, pasi këtë e mësoje vetëm në momentin kur rezervoje biletën. Për më tepër ka pasur tifozë të cilët kanë denoncuar që nuk kanë arritur të sigurojnë biletë përtej faktit se paratë janë mbajtur.

“Ka elementë të parapërgatitjes ose të keqmenaxhimit. Kjo shkon për faj të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo faktorë të tjerë. Mundet që drejtuesit kryesorë të federatës së futbollit të kenë veçuar mënjanë bileta për arsye të cilat ata e dinë,”-u shpreh Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.

Eduard Prodani, i cili kur mbante detyrën e sekretarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë i pari që ka organizuar shitjen e biletave online të kombëtares, se sistemi ka funksionuar gjithnjë mirë dhe amullie e kësaj here duhet sqaruar sa më shpejt.

“Ka funksionuar shumë mirë. Atëherë bëhej fjalë për shitje fizike, pra printim në çast. Kemi hapur pika edhe në Kosovë dhe sistemi ka funksionuar shumë mirë. Sistemi ka funksionuar shumë dhe me sa di është akoma e njëjta kompani, i njëjti sistem që ofron shërbimin. Ata kanë funksionuar mirë. I janë përgjigjur kërkesave, por politikat e shitjes i bën federata e futbollit,”-tha Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.

Sipas Prodanit me rritjen e çmimit të biletave Federata Shqiptare e Futbollit është treguar përfituese dhe jashtë logjikës të asaj që përfaqëson kombëtarja.

“Ka funksionuar si një biznes privat në kushtet e tregut, pra ofertë kërkesë, por për kombëtaren nuk funksionon kështu. Natyrisht që paratë janë të rëndësishme dhe mirëqenia e federatës është e rëndësishme për futbollin tonë, por nuk është grumbullimi i parave nëpërmjet kombëtares qëllimi,”-deklaroi Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.

Një tjetër detaj për avullimin e biletave brenda më pak se dy orëve është se një përdorues ka mundësinë të blejë deri në 12 tilla, ç’ka ka favorizuar tregun e zi ku tani shiten me çmime stratosferike, deri në 500 euro.

“Dyshohet që ka njerëz të cilët i blejnë biletat dhe më pas i shesin në tregun e zi kjo është çështje e hetimit kriminal, pasi është e patolerueshme,”-Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka bërë një deklaratë ku të sqarojë në mënyrë shteruese të gjithë atë që ndodhi apo edhe akuzat për abuzime.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tifozi: 17/09/2023 18:32

    Se kuptoj pse perben lajm dicka e tille, tifozerucet e vegjel qe sdine gje tjeter vetem te ankohen!!! Ai qe eshte tifoz rri gati gjithmone me e ble ne kohe bileten, ndersa keto zvarraniket e babit i duan te gjitha gati!!!

    Përgjigju
  • bileta ka: 17/09/2023 14:51

    biletat nuk kane mbaruar. Mund te gjeni me mijera te merrjep me nga 150 deri ne 500 euro. Flm federata, flm shteti jone i patriotave te rilindur.

    Përgjigju
  • Tifozi Kuq e Zi: 17/09/2023 13:30

    Armando Duka te kam dhjer nuk te morra vesh nje here. Nuk u ngopet me te vjedhur o pragqira?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?