Biletat false/ 'Bosët' e transportit publik 1 miliardë lekë dëm shtetit, evazion fiskal prej një viti

29 Gusht 2019, 11:36| Përditesimi: 29 Gusht 2019, 15:04

  • Share

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 4 pronarëve të kompanive të transportit publik në kryeqytet dhe 4 bashkëpunëtorëve të tyre të cilët falsifikonin biletat e autobusëve duke kryer evazion fiskal.

Gazetarja e Report TV Xhensila Kodra bën me dije se kjo veprimtari kriminale kishte të paktën një vit që kishte nisur duke shpërndarë biletat e falsifikuara dhe jo ato origjinale të shtypura në shtypshkronjë.

Sipas burimeve, përllogaritja e dëmit që i është shkaktuar shtetit arrin në 1 miliardë lekë. Dëmi fillon që nga prodhimi i tyre ku për një biletë i paguhet shtypshkronjës 8.4 lekë, e më pas TVSH mujore si dhe ne fund tatim fitimi i xhiros.

Ditën e djeshme në pranga kanë rënë Ferdinand Ibrahimi, 60 vjeç me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës, dhe djali i tij Anastas Ibrahimi i të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale (biletat), në tentativë për t’i asgjësuar.

Të arrestuarit e tjerë janë Fatos Vrapi , 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit "AlbaTrans" dhe bashkëshortja e tij Albana Vrapi, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore dhe ortake (të dy janë bashkëpronar të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës); Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë (ka në pronësi linjën e Porcelanit), me detyrë administratore; Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobusash; Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobusash; Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomist në një shoqëri autobusash.

Ferdinand Ibrahimi është një emër i njohur i botës së biznesit. Ai është pronar i firmës "Ferlut". Ndërsa për sa i përket të arrestuarit Fatos Vrapi, ai ka detyrën edhe si anëtar i Këshilli Bashkiak në Tiranë nën siglën e Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos. Ndërsa të arrestuarit e tjerë akuzohe si bashkëpunëtor të cilët shpërndanin biletat e falsifikuara . 

Ata përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhuara në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Ferdinand Ibrahimi, administrator i linjës së Unazës e pronar i 'Ferlutit' 

Fatos Vrapi, anëtar i këshillit bashkiak Tiranë

Albana Vrapi, administratore e AlbaTrans

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zzz: 29/08/2019 15:41

    Sherbimi autobuzeve urbane eshte skandaloze, pergjegjesi mban dhe seksioni transportit i bashkise qe nuk kontrollon kontraten e bere me kompanin e autobuzave. Ne orar mos funksjonim te kondicjonereve pastertin vjedhjen e biletave etj.

    Përgjigju
  • Iliri: 29/08/2019 12:32

    Po licenca i eshte pezulluar? Ju si gazete keni investiguar me gazetaret tuaj, intervistuar specialist ne Bashki? Se gjithmone cudia tre dite zgjat! Mire do ishte t'i shkonit deri ne fund!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?