TIRANE-Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas formulës së FSHF-së për tifozët, që duan të shohin kombëtaren përballë Francës të blejnë biletat edhe për përballjen me Andorrën.
Duke ironizuar FSHF-në për detyrimin që u bëjnë tifozëve, Braçe u thotë se futbolli për ata (drejtuesit e FSHF-së) s’është për hallexhinj.
“A i bletë biletat për Francës? “Me të futme” apo si? Mos harroni, për ata “futbolli s’është për hallexhinj”!,”-shkruan Braçe.
Takimi Shqipëri-Francë luhet më datë 17 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”, i cili do të inaugurohet në këtë sfidë.
Komento
Komente

O Brace mos shoko kafenete qe nuk leshojne kuponin tatimor por arresto Duken dhe Dervishin qe nen pretekstin e morembajtjes dhe emrit duan te shesin stadiumin e e ri qe edhe emri Arena Kombetsre jua vret veshin. Kaq ta bejne dhembin kusaret Duka dhe Dervishi stadiumi nuk eshte prone e tyre. Urgjent te krijohet shoqata per mbrojtjen e stadiumit si ajo per mbrojtjen e teatrit.
Përgjigju