Bilisht - Policia ka vendosur në pranga 2 persona ndërsa dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pas sherrit të dhunshëm një ditë më parë në Bilisht.
Nga hetimet e kryera, dje rreth orës 11:00, Guri Mazelliu është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me Trajan Çeliku dhe 37-vjeçarin me iniciale M. B..
Sipas bluve, ai ka plagosur me thikë në këmbë 38-vjeçarin Trajan Çeliku dhe është larguar me automjet.
Më pas, Ylli Xhaçka, bashkë me Trajan Çeliku dhe 37-vjeçarin me iniciale M.B., ka ndjekur automjetin e Guri Mazelliut deri në qendër të qytetit.
Trajan Çeliku dhe 37-vjeçari kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Guri Mazelliu duke i dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta.
Nga verifikimet rezultoi se Xhaçka e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prishja e rendit dhe qetsisë publike" dhe "Shkatërimi i pronës";
Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".
Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale "Shkatërimi i pronës" dhe "Dëmtime të tjera me dashje", për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.
Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente
