Kronikë

Bilisht/ Tre persona dhunojnë 39-vjeçarin me sende të forta, ai plagos me thikë njërin nga autorët (VIDEO)

1 Tetor, 21:10| Përditesimi: 1 Tetor, 21:13

  • Share

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e sherrit, ku duken tre persona që kanë sulmuar me sende të forta 39-vjeçarin me iniciale G.M., duke i shkaktuar dëmtime në trup. Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur njërin prej autorëve.

Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë ka dhunuar 39-vjeçarin.

Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe nuk është hera e parë që palët përfshihen në përplasje. Përplasja nisi me debate verbale, por shpejt degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta.

Çeliku fillimisht është konfliktuar me 39-vjeçarin në mëngjes dhe më pas është rikthyer bashkë me dy persona të tjerë, duke përshkallëzuar sherrin. Në këtë moment, 39-vjeçari ka përdorur thikën duke plagosur njërin prej tyre.

Të gjithë personat e përfshirë janë dërguar për mjekim në spital dhe më pas janë shoqëruar në Komisariatin e Devollit, ku do të merren në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

V.GJ /A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?