Bill Clinton dhe Monica Lewinsky

Bota

Bill Clinton flet pas 20 vitesh për skandalin seksual me Monica Lewinsky: Kërkova ndjesë publike

5 Qershor 2018, 10:16| Përditesimi: 5 Qershor 2018, 10:21

  • Share

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, në një intervistë për NBC News është përgjigjur rreth pyetjeve lidhur me skandalin seksual me Monica Lewinsky që përfshiu Shtëpinë e bardhë në vitin 1998.

Ish-presidenti Clinton tha se do të përgjigjesha në të njëjtën mënyrë nese faktet do të ishin të njëjta.

Bill Clinton në atë kohë u hetua për dyshimet se i kishte gënjyer hetuesit në dëshminë e parë mbi skandalin seksual.

Clinton ishte presidenti i dytë në hitorinë e Amerikës që vihej në një situatë të tillë, lëvizja për shkarkimin e tij u nis nga republikanët.

‘Kërkova ndjesë për familjen time, për Monica Lewinsky dhe familjen e saj dhe për popullin amerikan’

Ish presidenti e ka mbrojtur veten nga kritikat e kohëve të fundit të lidhjes së tij me Leëinsky në dritën e lëvizjes #MeToo, duke i thënë NBC News se ai kurrë nuk e ishte takuar me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë pas skandalit.

Komento

Komente

  • Loran shehu: 05/06/2018 10:22

    Familja e klinotint esht familja me e degjeneruar ne SHBA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?