Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka njoftuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij do të dhurohet gjatë 20 viteve të ardhshme, për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe arsimore në Afrikë. “Duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetësisë dhe arsimit, çdo vend afrikan duhet të jetë në rrugën drejt mirëqenies,” deklaroi Gates gjatë një fjalimi në selinë e Bashkimit Afrikan në Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë.
“Do ta dhuroj pasurinë time gjatë 20 viteve të ardhshme”
69-vjeçari tha se 99% e pasurisë së tij, që ai parashikon se do të arrijë në 200 miliardë dollarë deri në vitin 2045, do të dhurohet përmes fondacionit të tij, i cili synon të përmbyllë aktivitetet deri në atë kohë. “Së fundmi, kam marrë angazhimin për të dhuruar pasurinë time gjatë 20 viteve të ardhshme. Shumica e këtyre fondeve do të përdoren për të përballuar sfidat këtu në Afrikë”, u shpreh ai gjatë fjalimit në selinë e Bashkimit Afrikan.
Ish-Zonja e Parë e Mozambikut, Graça Machel, e ka përshëndetur këtë njoftim, duke e cilësuar si të rëndësishëm në një “moment krize”. “Ne mbështetemi te përkushtimi i vazhdueshëm i zotit Gates për të ecur së bashku me ne në këtë rrugëtim transformimi,” tha ajo.
Një donacion pa precedent
Nëse konfirmohet, kjo do të jetë një nga donacionet më të mëdha filantropike të të gjitha kohërave, duke tejkaluar kontributet historike të industrialistëve si John D. Rockefeller dhe Andrew Carnegie, pas përshtatjes me inflacionin. I vetmi angazhim që mund ta kalojë, në varësi të luhatjeve të tregut të aksioneve, është ai i investitorit të Berkshire Hathaway, Warren Buffett, i cili ka premtuar se do të dhurojë të gjithë pasurinë e tij — aktualisht e vlerësuar nga Forbes në 160 miliardë dollarë.
Komente

HIDHI LEKET NE SHQIPERI O BILL LERE AFRIKEN,,AJO ASNJEHERE NUK DO BEHET...
Përgjigju