Binden shqiptarët, asnjë jashtë banesës pa arsye pas orës 22:00/ Problem me maskat, 573 të gjobitur me nga 3 mijë lekë

18 Nëntor 2020, 15:06| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 15:14

  • Share

Në 24 orët e fundit asnjë i gjobitur për lëvizje pa arsye jashtë orës 22:00, masë kjo për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se janë gjobitur për mos mbajtje të maskë 873 qytetarë, ku 7 prej tyre janë shoqëruar për verifikim në komisariat pasi nuk kanë pranuar të japin mjet identifikimi.

Duket se qytetarët dhe pronarët e lokaleve janë ndërgjegjësuar pasi në 24 orë nuk ka asnjë lokal në shkelje dhe asnjë qytetar që të dalë jashtë shtëpisë pa arsye gjatë orarit 22:00-06:00.

Policia vijon me thirrjet e saj për qytetarët që të zbatojnë masat anticovid.

 

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?