Bindja Demokratike hap fushatën në Korçë, Patozi: Partitë e vjetra janë karta të djegura, e tregoi përplasja te FRD dhe në Elbasan

15 Mars 2021, 16:52| Përditesimi: 15 Mars 2021, 16:57

  • Share

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatët e partisë së tij për Qarkun e Korçës, zona që për të i ka dhënë mbështetjen më të madhe. Patozi tha se në Korçë, Bindja Demokratike prezantohet nga personazhe të njohura politike dhe publik e deri tek te rinjtë që angazhohen për herë të parë. Duke komentuar përplasjen e djeshme në Elbasan mes militantëve të PD dhe PS, Patozi tha se partitë aktuale i kanë kërkojnë vetëm rotacionin dhe për këtë njohin luftën dhe nuk duan ndryshimin dhe garën reale.

“Duhet ta kishim nisur fushatën nga Korça, sepse këtu kemi gjetur mbështetjen me te madhe para se të bëheshim parti, por është lajm i mire për Shqipërinë që edhe atyre në Shkodër nuk u priste puna, sepse zjarri i ndryshimit për Bindjen Demokratike është ndezur kudo në Shqipëri. Kurrë nuk kam qenë patetik, por ta dini Shqipëria i ka sytë nga ne në këto zgjedhje. Ata të tjerët, të vjetrit kanë ngrirë, janë njësoj si para 4 vjetësh dhe më shumë. Ndërsa PD/LSI arsyen kryesore quajnë që janë mbushur 8 vjet dhe qeveria duhet të ndërrohet, sepse ata duan vetëm rotacionin. Ngjarja e djeshme në Elbasan është prova se vetëm atë gjë dinë të bëjnë. Ata i kanë zgjedhjet luftë, ndërsa ne i kemi garë. Ata kanë armiq ose ortakë, ne kemi kundërshtarë ose partnerë. Ne jemi e vetmja risi e 25 prillit”, tha Patozi.

Patozi reagoi edhe për përplasjen te zyrat e FRD, i cilësoi si ngjarje banale që u tregoi shqiptarëve që duhet të largohen nga partitë që kanë mbështetur deri më sot.

“Unë nuk dua të merrem me sherret banale të politikës së vjetër në këtë kohë, mund të them vetëm një gjë, që janë shenja të sigurta se shqiptarët duhet të ndërrojnë partinë që kanë mbështetur deri tani. Kjo pasi këto parti nuk kanë çfarë t’i japin më Shqipërisë, është një formë e shëmtuar e të bërit politikë e cila mesa duket do të degradojë deri sa të vijë 25 prilli dhe e vetmja ofertë që mund të sjellë diçka të re jemi ne ose ndonjë parti tjetër, por jo 3 klasiket e vjetra PD, PS apo LSI”, u shpreh Patozi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?