'Bindja Demokratike merr 10 mandate', Përmeti: Salianji? Kënaqësi ta kem përballë, por është 2 orë e gjysmë larg nga Korça (VIDEO)

29 Shtator 2020, 17:40| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 19:50

  • Share

Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti është shprehur i qartë për qëllimet e tij në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në Report Tv, ai thotë se Partia Demokratike të cilën përfaqëson do të marrë 10 mandate ku shumicën e synon në Tiranë.

Ndërkohë ai tha se do të kandidojë në Korçë por përballë do të jetë me Ervin Salianjin.

"Nuk ka parti që largohesh nga zgjedhjet. Bindja Demokratike unë jam për 10 mandate. Tiranë. Unë do kandidoj në Korçë. Do ta kisha kënaqësi ta kisha Salianjin përballë, por është dy orë e gjysmë larg nga Korça" - tha Përmeti.

Deputeti shprehet se do të garojë i vetëm me listat e hapura. Ai thotë që nuk ka lidhje as me Bashën ndërkohë që për kreun e PS është shprehur me kritika.

"Doja të thoja që kjo opozitë është paragjykar, arriti të sjellë disa ndryshime kushtetuese. Beteja jonë nuk doli kaq e kotë. Përditshmëria jonë solli detyrimin e PS për të bërë ndryshime kushtetuese. Edhe kjo e paragjikuara e punës tënde mund të ndikojë. Drafti im ka të bëjë vetëm me listat e hapura. Unë kam paragjykuar këdo që domosdoshmërisht që ka dashur të më përfshijë tek Basha apo Rama. A kam mundësi që të mos shqetësohem nga këta. A ka mundësi që të mos i shërbej asnjërit prej tyre. Nëse dikush e quan përdorim draftin tim e ka gabim. Unë jam produkt i listave të mbyllura. Unë me lista të hapura kërkoj vetëm të drejtën të garojë. Unë nuk e kam vendin e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Në këtë aspekt unë jam në të drejtën time morale" - shprehet deputeti

Pavarësisht se PS votoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor për hapjen e listave 2/3, Përmeti thotë se ata do të detyrohen që të blejnë votat për t'i mbyllur sërish listat. Kjo sipas tij do të bëhet përmes kalimit të draftit të propozuar nga vetë ata.

"Unë nuk kam bërë asnjë betejë me Nismën Thurje. Unë thashë që ne kemi qenë të parët që kemi dërguar një draft për listat e hapura. Kjo nuk ka rëndësi kush është i pari apo jo. Nëse listat nuk hapen, atëherë është një dështim. Ne Kushtetutën e ndryshuam për të hapur listat. PS ka sjellë një draft që i mbyll listat. PS do të detyrohet të blejë deputetë nga opozita parlamentare për të marrë votat. Unë shitjen e njerëzve nuk e ndaloj. Unë kam votuar kundër gjithë ligjet e mazhorancës ndërsa disa marrëveshje ndërkombëtare i votova pro. Në një listë të mbyllur, unë kandidova në një qark si Korça. Unë kam thënë publikisht që ne nuk e vërtetojmë dot se sa vota morëm. Prandaj themi që hajde hapim listat që të mos kemi dhe debate" - tha Përmeti.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?