Foto e binjakëve me mamanë e tyre

Sociale

Binjakët shqiptarë fitojnë betejën me jetën, pas 22 ditëve trajtim në maternitet

24 Gusht 2019, 13:13| Përditesimi: 24 Gusht 2019, 14:05

  • Share

Binjakët shqiptarë kanë fituar betejën me jetën pas 22 ditësh trajtim të specializuar në reanimacion në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Pas 22 ditësh në reanimacion, Leoni dhe Learti kanë fituar fituar betejën e jetës, falë punës së palodhur të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë””, ka shkruar Manastirliu në profilin e saj.

Vetëm gjatë vitit 2018, u investua për 18 inkubatorë stacionarë, 11 inkubatorë transporti dhe 8 ekografi obstetrike-gjinekologjike në maternitetet e gjithë vendit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?