“Biodiversiteti përmes 100 fotografive”, ekspozitë në Shkodër (VIDEO)

8 Shtator 2020, 15:52| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 16:40

  • Share

Ekspozita “Biodiversiteti përmes fotografisë”  është çelur në qendrën rinore “Arka” në Shkodër. Tetë fotografë nga  ky qytet, profesionist edhe amatorë kanë realizuar  100 fotografi përgjatë Drinit, që ka si qëllim përpos qasjes artistike edhe ndërgjegjësimin e popullatës, për mbrojtjen edhe ruajtjen e ekosistemit.

“Qëllimi është që të ndërgjegjësojmë rininë për mbrojtjen e ekosistemit. Ne i jemi përqasur në mënyrë artistike mesazheve tona për mbrojtjen e mjedisit, që njerëzit të kuptojnë se çfarë pasurie kanë. Prandaj, duhet ta mbrojmë atë, si sytë e ballit, edhe ne jemi për të ndërgjegjësuar të gjithë popullatën në lidhje me këtë gjë”, shprehet drejtoresha e Institutit të Librit edhe Promocionit, Irena Toci.

Përpos dëmtimeve që ka pësuar ekosistemi gjatë viteve të fundit në këtë zonë, fotografët që kanë realizuar piktura përgjatë këtij peizazhi rrëfejnë se, përmes pranisë së shtimit të kafshëve dhe shpendëve të egra vihet re edhe përmirësimi i situatës.

“Gjatë këtyre viteve mjedisi ka pësuar dëmet e veta, edhe ajo që është e zakonshme, shpeshherë bëhet e rrallë. Por ka mungesa të mëdha; në njerëz, burime financiare dhe në infrastrukturë dhe menaxhimi i mbeturinave”.

“Fotografia dhe dëshira për në natyrë ka qenë pasioni i  përbashkët që na ka bashkuar, s’mund të them se kemi pas maksimumin e pajisjeve, që janë të nevojshme për ndjekjen e kafshëve dhe shpendëve, por me ato që kemi pas në dispozicion kemi arrit që të pasqyrojmë ato që janë në zonën tonë. Si artist më ka ra në sy shtimi i shpendëve, vitet e fundit. Kjo tregon se janë bërë hapa pozitiv në këtë drejtim”.

Ekspozita vazhdon që të qëndrojë hapur në qendrën rinore “Arka”.

Foto nga ekspozita 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?