Biografia e Hashim Thaçit në Kryeministri! Milo: Si mesazh dhe për gjykatën, që ‘foshnja’ e revolucionit nacional të Kosovës të mos hidhet poshtë

19 Janar, 19:13| Përditesimi: 19 Janar, 21:17

  • Share

Një çerek shekulli nga Konferenca e Rambujesë, shumëçka ka ndryshuar. Protagonist i Pavarësisë së Kosovës Hashim Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë. Në Shqipëri, pikërisht në Bibliotekën e Kryeministrisë, personalitete të dy vendeve e sjellin, ish-presidentin e  Kosovës këtë mesjavë përmes biografisë  “Shtet i ri, burrë shteti modern’, të dy gazetarëve anglez Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Ky libër botohet në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, kur 25 vjet më parë dhe pikërisht në 12 qershor të vitit 1999 përfundoi Lufta për Çlirimin e Kosovës, dhe iu dha fund gjenocidit serb mbi shqiptarët e pafajshëm”, shprehet botuesi Rexhep Hida.

Historiani Paskal Milo e tregon Thaçin si lider të pa kompromis me të cilin Kosova arriti ngjarjet më të rëndësishme nga udhëheqja e shqiptarëve në Rambuje, ndërhyrja e Nato-s te deklarata e Pavarësisë.

“Është një mesazh i dyfishtë që aq sa i dërgohet Hashim Thaçit si akt solidariteti dhe mbështetje në betejën e tij me padrejtësinë, në tempullin e drejtësisë, aq edhe i dërgohet komunitetit vendimmarrës gjyqësor, që bashkë me shpërgënjtë, të mos hedh poshtë edhe foshnjën e revolucionit nacional të Kosovës, që udhëhoqi rezistencën e madhe kundër një regjimi kriminal si ai i Slobodan Milosheviçit, për të shpëtuar popullin e vet nga shfarosja e përmasave biblike”, shprehet historiani dhe ish politikani Paskal Milo.

Ka qenë po Milo që ka propozuar Arta Daden për të sjell në shqip këtë libër, si njohëse e mirë, jo vetëm e anglishtes por edhe e politikës. Dade thotë , se ky libër, ku janë edhe vetë të pranishëm I ka zgjuar kujtime dhe ndjesi. Kujton një prej vizitave në kamp të refugjatëve të Kosovës në Shkup.

“Janë të pashlyeshme ato momente, kur unë bashkë me miq të huaj vizituam kampin e Stankovecit. Kujtoj fytyrat e përlotura dhe të dhimbshme, të fëmijëve, të grave, që nuk dinin se ku i kishin të afërmit e tyre”, thotë Arta Dade.

Por përmes jetës së Thaçit, libri sjell edhe një panoramë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Brezi i Adem Jasharit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit me të cilin 6 vjet kam ndenjur nëpër burgje të Serbisë është brezi më i lavdishëm i shqiptarëve të robëruar”, shprehet Bejtullah Tahiri, ish-komandant dhe veteran i UÇK-së.

Një kapitull në këtë Biografi i dedikohet edhe raportit të Dick Marty-n, ku autorët ngrënë pikëpyetje për motivimin politik të saj, në favor të Serbisë dhe kampit rus.

“UÇK-ja përveçse edukoi popullin e Kosovës, edukoi edhe komunitetin ndërkombëtar i cili deri në vitin 1998 qëndronte në pozita qetësimi” thotë historiani Pëllumb Xhufi.

Kjo biografi e sjell Kosovën si një libër paqedashës, pa konflikte në kufij por në të ngrihen pyetjet, nëse e ka mbështetjen e duhur për t’ia dalë mbanë në misionin e saj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?