Politikë

Biografia e zezë e Sali Berishës, dosjet e korrupsionit që e futën familjarisht në listën e zezë të SHBA, nga Gërdeci, Klubi Partizani, afera ‘Fazlliç’ deri tek fabrika e boronicave

19 Maj 2021, 18:12| Përditesimi: 19 Maj 2021, 22:25

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ‘vulosur’ sot fundin politik të Sali Berishën si dhe i kanë paraprirë SPAK-ut, duke e futur familjarisht në listën e zezë për korrupsion madhor dhe për pengim të drejtësisë për të vepruar ndaj tij. Në njoftimin sqarues të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Sali Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar familjen e tij dhe aleatët, është përfshirë në veprime korruptive si dhe ka shpërdoruar pasuritë publike. DASH thekson gjithashtu se Sali Berisha po mbron veten, familjen dhe aleatët, për t’u mos u përballur me drejtësinë për aktivitetin korruptiv, rrjedhimisht kriminal. Po kush janë dosjes e korrupsionit të familjes Berisha, të pandëshkuara nga drejtësia shqiptare, që bindën Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta fusin në listën e zezë? 

Gërdeci

Gërdeca është pa dyshim simboli dhe fytyra korruptive e familjes së Sali Berishës. Është provuar me dokumente lobimi i Shkëlzenit tek ish ministrat Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi për ndërtimin e biznesit të vdekjes në Gërdec, ndërsa Berisha dhe Mediu bënin gati letrat në qeveri. Kush kundërshtoi u ndëshkua nga Berisha, përfshirë ushtarakët dhe Ilir Rusmali. Rrahman Selmanllari, i konsideruar edhe si “vëllai” i Shkëlzen Berishës, u shfaq si përfaqësues i kompanisë që do bënte demontimin. Mihal Delijorgjin, ai që ngriti fabrikën bashkë me Fahri Balliun, mikun për kokë të Berishës, i telefonoi Shkëlzenit menjëherë pas shpërthimit. Fatmir Mediu gjithashtu i telefonoi Shkëlzeni, bazuar në tabulatet e zbardhura. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, shkoi i frikësuar në Ambasadën Amerikane, ku tha se e kishte kërcënuar Shkëlzeni të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Kosta Trebicka, i cili humbi jetën në rrethana misterioze, akuzoi publikisht Shkëlzenin se e kishte nxjerrë jashtë loje nga biznesi në Gërdec. Efraim Diveroli, presidenti i kompanisë “AEY”, e cila blinte municione kineze në Shqipëri për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA, në bisedat e përgjuara me Trebickën, flet për implikimin e Shkëlzenit dhe Berishës. Baxhanaku i Berishës, Muhamet Hoxha, humbi jetën nga shpërthimi. Ai u mohua paturpësisht nga Familja Berisha. Të gjitha këto fakte dhe rrethana janë injoruar nga drejtësia shqiptare, e cila la jashtë hetimeve Berishën dhe Shkëlzenit, por kjo afera korruptive me pasojë 27 viktima dhe qindra të plagosur, nuk është harruar nga SHBA.

Tjetërsimi i ish-Klubit Partizani, ngritja e 20 kullave

Tjetërsimi i pronës publike ish Klubi Partizani është një nga aferat më flagrante dhe të paskrupullta të Familjes Berisha. Prapaskenat e kësaj afere janë zbërthyet nga një investigim i realizuar nga Report Tv, disa javë më parë. Privatizimi korruptiv është drejtuar nga Sali Berisha, ndërsa përfitues ishin dhëndri Jamarbër Malltezi, praktikisht e bija Argita. Jamarbër Malltezi, nga trashëgimtar i 27 m2 tokë, arriti të bëhej pronar me 35-50 % u 20 kullave mbi pronën e tjetërsuar. Vlera e investimit është dhjetëra miliona ero, ndërkohë që Argita dhe Jamarbri kishin vetëm 40 mijë euro kur erdhën nga Kosova në 2006. Vetë privatizimi mbar një sagë me veprime të paligjshme, pasi për tokën e privatizuar, dyshohet se pronarët pretendentë ishin shpronësuar 82 vite më parë. Afera po hetohet nga SPAK.

Fabrika e boronicave në Gërdec me para të dyshimta

Ngrita e një fabrike për përpunimin e boronicave në Gërdec nga Shkëlzen Berisha, me para të dyshimta, është një tjetër histori e aktivitetit të familjes Berisha, denoncuar disa muaj më parë në Report Tv. Shkëlzen Berisha mori një kredi 1.8 milionë euro për blerjen e disa parcelave dhe godinave në Gërdec, duke lënë si kolateral pikërisht këto pasuri, të cilat kanë një vlerë më të ulët se sa kredia. Gjithashtu, Shkëlzeni deklaron se ka blerë edhe 1.9 milionë euro pajisje. Nuk dihet burimi i këtyre parave. Gjithashtu, nuk justifikohet kredia, ndërsa kompania kishte vetëm një punëtor.

Dosja ‘Porto Romano’, e implikuar e gjithë Familja

Dosja me pronat në Porto Romano përfaqëson një nga skandalet e para politiko-afariste që përfshijnë familjen e Sali Berishës pas kthimit në pushtet, ndërsa në skenë del klienti i famshëm i familjes, Damir Fazlliç. Në 2007, Jamarbër Malltezi u blen prona fshatarëve në Porto Romano jashtë parkut Energjetik, me 9 euro për metër katror, ndërsa ja shet Damir Fazlliçit me 18 euro. Në 2018, Berisha kryeministër ndryshon perimetrin e Parkut Energjetik që nga 54 hektarët e aprovuar në 2001 e shtrihet në një sipërfaqe prej 801 hektarësh, duke përfshirë tokat e blera nga Fazlliç tek dhëndri i tij. Nga ana tjetër, Fazlliçi kishte kërkuar konsulencën e Argita Berishës për investimin, ku synonte të ndërtojë një depozitë karburantesh. Fazlliçi i kalon Argitës mbi 2 milionë euro, përmes të besuarës së saj, Flutura Kola, e cila në këtë rast përdorej si kamuflazh. Paratë vinin nga shoqëri off-shore. Investimi ishte Fazlliç, siç edhe rezultoi më pas, ishte thjeshtë një mashtrim për pastrim parash. Historia është zbardhur e plotë nga Report Tv përmes një investigimi i ndarë në tre pjesë, publikuar në mars 2021.

Përdorimi i pushtetit për pasurimin e familjes

Sali Berisha do përdorur pushtetin për pasurimin e familjes nga viti 2006 deri në vitin 2013, ku shqiptarët e rrëzuan me votë. Një rreth i gjerë klientësh dhe biznesmenin sajonin kontrata për të paguar Argitën dhe Shkëzlenin gjoja për konsulencë, ndërsa në këmbim, Sali Berisha merrte vendime qeverie, duke i favorizuar, në dëm të pasurisë publike. Në këtë grup politiko-afarist me mijëra tentakula, dalin në pah Argita, Shkëlzeni, kunati i Lulzim Bashës dhe një listë klientësh të qeverisë, kur të gjithë vepronin dhe përfitonin falë që falë mbështetjes së hapur së kryeministrit Berisha. Pikërisht për këtë skemë flitet në motivacionin e DASH për futjen në listën e zezë të Familjes Berisha.

Dosja CEZ, dëshmi për implikimin e Familjes

Afera e privatizimit të OSSH, e njohur ndryshe si dosja ‘CEZ’, me kosto 400 milionë, ka si protagonist pikërisht Sali Berishën. As në këtë aferë nuk mungoi emri i të birit, Shkëlzen Berisha. Në janar të 2010, ish-drejtori i CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i dërgon një e-mail nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt. Ky u fundi tëhoqi 6.8 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe u zhduk.

Shkëlzeni 743 mijë euro si sekser falë pushtetit të Berishës

Shkëlzen Berisha është pasuruar si sekser, njolloi si Argita, falë pushtetit të Berishës. Nga viti 2008 deri në vitin 2019, Shkëlzeni ka deklaruar 459 mijë euro të ardhura si sekser dhe rrethe 284 mijë euro si konsulent ligjor. Në vitin 2010, Shkëlzeni ka marrë edhe një pagesë 150.000 euro nga biznesmeni Ilir Karçini si ndërmjetës për blerjen e 50 mijë m2 tokë në Porto Romano. Në vitin 2012, Berisha i jep Ilir Karçinit një leje sheshi dhe ndërtimi për depozitat bregdetare të gazit të lëngshëm, pikërisht në Porto Romano.

Fitimet e dyshimta të Shkëlzenit

Në vitet 2014-2015, Shkëlzen Berisha deklaron mbi 100 mijë ero të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti 198 m2 në Tiranë. Në një kohë kur apartamentin 198 m2 thotë se ka dhënë me qira me 4 mijë euro në muaj, vetë Shkëlzeni deklaron se ka marrë një zyrë me qira për 400 euro në muaj dhe një vilë 1 mijë euro në muaj.

Trafiqe armësh

 Në 18 korrik 2007 bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Më vonë, Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport ku akuzonte qeverinë e Sali Berishës, për thyerjen embargos së vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt vendeve të Lindjes.

Basha, Meta apo Mediu është aleati për të cilin flet DASH? Aferat

Në deklaratën e shpalljes 'non grata' të Sali Berishës NGA SHBA tërheq vëmendje shprehja se Berisha në cilësinë e ish-kryeministrit mbrojti dhe pasuroi aleatët e tij politikë. Po cilët janë këto aleatë? Dyshimet janë për Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun, që të tre aleatë të besuar të Sali Berishës si dhe bashkëpunëtorë në afera të ndryshme. Lulzim Basha, aleati kryesor i Sali Berishës pas vitit 2005, konsiderohet si dora e Berishës në tre afera dhe krime madhore: Dosjen Durrës-Kukës, shitjen e detit si dhe vrasjet e 21 Janarit. Fatmir Mediu, të cilin SPAK kërkon ta marrë të pandehur, është ‘vegla’ kryesore e Sali Berishës për ngritjen e biznesit të Gërdecit, për interesa të familjes së tij. Ilir Meta është bashkëpunëtori më legjendar i Sali Berishës në aferat financiare 2009-2013, si dhe për mbrojtjen nga drejtësia, siç ishte rasti i mbylljes së dosjes Meta-Prifti. Pas vitit 2017, Meta dhe Berisha drejtojë frontin kundër reformën në drejtësi dhe sulmet ndaj ambasadorëve të Perëndimit. Mbrojtja nga drejtësia dhe kundërvënia ndaj reformës evidentohet edhe në njoftimin e DASH për shpalljen non grata Familjes Berisha.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 20/05/2021 21:41

    Radhen e ka Mehdiu.Ne mos gaboj,ka dhe shtetesine amerikane.Sipas meje,ai do vetem pak presion dhe behet bashkepuntor,ku mund te perdoret si deshmitar kyc ne akuzat e Gerdecit.Tjetri e ka radhen Luli,vetem me rrugen e kombit ai mund te rrezikoje shume,por po bashkepunoi me drejtesine,qe te deshmoje ne gjyq,mund ti shoetoje gjemes,dalin te pakaten se kush fshihet pas atyre 300 milion shtese ne rrugen e e kombit.Kurse per rastin e ossh,aty ka prova mjaftueshem per te implikuar familjen BerishoMallteze.Lika paradoksalisht,mund te inkriminohet tani per tani vetem per shkelje flagrante te kushtetutes,sepse dhuraten qe te pranonte presidencen ja beri PS,me ne krye Pandeliun.Nuk mund te rigjykohet ceshtja e videos Prifti,sepse ka nje ligj ne fuqi,i kerkuar dhe aprovuar me nje shpejtesi,vetem per te shoetuar Liken nga nje rishikim te vendimit gjyqesor.Nuk mundet me sioad ligjit qr te rigjykohet per te njejten akuze dy here.Duhen prova qe tregojne korruosiinin,edhe pse duket ne menyre aq vullgare,haptas.Nje familje me pasuri marramendese,pa ja ditur burimin e gjith asaj pasurie.

    Përgjigju
  • Tiku: 19/05/2021 19:29

    Me leket ne jaris Balla ngr tre pika grumbullimi boronicas, ndersa rama me aq leke fshi b...uzet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?