Kristaq Rama dhe Edi Rama

'Bir i komunistit', Rama homazh për të atin, përgjigje për Metën: Baltosjet do mbulohen nga pluhuri i harresës, veprat mbeten përjetë

31 Korrik 2020, 10:41| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 12:54

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot vdekjen të arit të tij me një mesazh të ndjerë, ku nuk munguan dhe kthimi i përgjigjes ndaj atyre që kanë baltosur emrin e tij. Jo më larg se dje ishte presidenti Ilir Meta, i cili e cilësoi Ramën si " djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë".

Sot, Edi Rama tregoi  se veprat e Kristaq Ramës do të jenë pjesë e kujtimeve dhe emrit të tij dhe të gjithë ata që i kanë baltosur emrin ë gjithë këto vite do të jenë mbuluar nga pluhuri i një harrese.

Kristaq Rama ndërroi jetë 22 vite më parë nga një sulm në zemër, por çdo 31 korrik, i biri, kryeministri Edi Rama i kushton një homazh kujtimi, duke e cilësuar vdekjen e të atit arsyen që e solli në Tiranë dhe i ndryshoi rrugëtimin e jetës.

Postimi i kryeministrit Rama

IM ATË, KRISTAQ RAMA, mori emrin e gjyshit të tij, Kristaq Ramës së parë, që ishte një ndër patriotët firmëtarë të pavarësisë në Durrës, e ia kushtoi jetën e pasurinë hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, në ato kohë kur gjuhës sonë amtare i kanosej fuqia e një armiqësie të madhe.

Im atë sot do të mbushte 88, nëse një goditje fatale në zemër nuk do t’ia kishte ndërprerë befasisht rrugëtimin në këtë botë plot 22 vjet më parë, kur vdekja e tij më solli në Tiranë e më ndryshoi rrugëtimin tim. Por kjo është një histori tjetër.

Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri para syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak.

Prej meje, jetës sime në politikë, e cila nisi në ditën e funeralit të tij, arsyeja e mosarsyes politike ka sjellë shumë baltë mbi emrin e tim eti pas vdekjes.

Por ajo buzëqeshje e shkrin dhe tret krejt baltën, mu si në çdo paradite feste kombëtare, kur qysh se për shkak të detyrës shkoj tanimë prej 20 vjetësh, tek Nëna Shqipëri a tek Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë. Pasi vendos kurorën, përulem dhe pastaj ngre kokën drejt lartësisë së veprave që ai la dhe nga qielli më vjen buzëqeshja e tij.

Veprat do të jenë aty bashkë me emrin e Kristaq Ramës, kur ata që e kanë baltosur tërë këto vite do të jenë mbuluar me kohë e me vakt, nga pluhuri i një harrese përfundimtare pa kthim.

Kishte të drejtë im atë, mos e harro asnjëherë, në këtë jetë ke ardhur për të lënë kujtimin tënd, tek fëmijët e tu, tek ata që të njohën vërtetë dhe në qofsh shumë i zoti, tek populli yt. Të tjerat i merr era dhe në fund edhe trupi i vetë njeriut erë bëhet''.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dursaku I demtuar: 01/08/2020 03:53

    Kjo eshte per z Rama N Q S GJYSHI YT KA QENE FIRMETAR PER PAVARSINE E DURRESIT TI PERSONALISHT I KE BERE DURRSAKEVE NJE ME NDER DERR MUTI NE KOKE ME TERMETIN E 26 nentorit DUKE I MASHTRUAR CDO DITE TE TE VIJE TURP

    Përgjigju
  • Thuaj te verteten: 31/07/2020 12:39

    Patjeter z Rama, ju po mundoheni te mbuloni me "pluhurin e historise" te kaluaren famekeqe, qe te krijoni mundesine per ta perseritur!!!!! Hipokrizi! Ju kujtohet Lenini ne vitet 1919, nqs jo lexoni per te! 7 milion njerez vdiqen nga uria, deri sa dolen me sloganin "eshte gabim te hash femijet e tu" Kini kujdes popull!!!!!

    Përgjigju
    • Tarrasfort: 31/07/2020 15:04

      Mos fol per Leninin dhe Stalinin ..cfare lidhje kane!!!! Ky i ziu nje teater donte te prishte dhe beri tre vjet se kishte friken e opozites

  • Bashkimi: 31/07/2020 12:34

    Filloi ky si puna e Enver Hoxhes. U dulet vetja baba kombi. E temerrshme. Babai tu prefte ne paqe e ta kujtoni. Por shikoni ca parrallis: "ne kohen e rinise sime te pare..." - tani hajde gjeje sa rini paska patur ky? Ose pleqeri, sa do kete?! Bobo ky jo vetem ska turp por e konfirmon veten per shume fytyrsine qe e karakterizon. Dhe tjetra "diten e furneralit, nisi politiken..." Dhe ca do te thote me kete, qe eshte betuar te marre e a uzoje me pushtetin, meqe babai u nda nga jeta? Te perdore politiken e pushtetin si hakmarrje ndaj dikujt? Po pse ate dite e nisi politiken, apo ka disa etapa, e para, e para por nga mez- fillimi. Ky duket haprazi qe eshte njeri i keq.

    Përgjigju
    • Tarrasfort: 31/07/2020 15:07

      Leri babain dhe maman...ky zoteri eshte zgjedhur nga populli dhe vetem nga populli mund te hiqet me zgjedhje!!! Per sa i perket mendimeve personale thuaja familjareve te tua se nuk interesojne asnje njeri

  • Vlora: 31/07/2020 12:18

    Te rroni e ta kujtoni Edi, .... ! Ilir Meta per te shlyer ato qe nxjer nga goja si hale etij, minimumi po te ish burre sot do duhej ti kerkonte ndjes . Mos ti kujtoj veteranet se gjoja eshte me ta vetem e vetem per vota, por te tregojet i kujdeshem .LSI qe ai e ka mbi te gjitha nuk eshte vecse nje grumbull perfituesish e hajdutesh kete e di mbare shqiptaria.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/07/2020 12:03

    Vaclav Havel,ka thene:"Nuk ka më komunist se kur një ish-komunist lufton komunizmin"

    Përgjigju
    • Tarrasfort: 31/07/2020 15:09

      Fatkeqsisht gjithe shqiperia e ka pas ne familje nje konunist ..ktu mos harro "kryedemokratin" sali burishan sekretar partie ishte apo jo

  • Populli: 31/07/2020 11:51

    Te permendesh te vdekurit kushdo qofshin ato eshte mekat i madh. Ne rastin konktet politika qorre nuk len pa permendur dhe profesore e njerez te nderuar , e gjithe kjo behet me ngeehur luften politike per disa vota me shume e rrjellimisht pushtet.. Turp turp per keta politikane kazanesht te futur te gjithe bashke me nje qyp..

    Përgjigju
  • redi: 31/07/2020 11:31

    Artist i madh dhe njeri me kulture dhe edukate te persosur si Kristaq Rama mbesin ne memorie per kombin.Cfar ti besh kur perbaltja vjen nga mortjet e kombit ,qe deri sa te shkojne ne boten tjeter shpirti i zi i tyre do nxjerri vrer gjithmone.E mira dhe keqa jetojne bashke dhe shumica e njerezve i vecon

    Përgjigju
  • Liri: 31/07/2020 11:17

    Ishte nje burre esnaf, sic thonin te paret. I paharruar kujtimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?