Arkiva

BIRMANI – Suu Kyi: Kushtetuta e vendit e padrejtë dhe antidemokratike

14 Nëntor 2014, 09:24| Përditesimi:

  • Share

RANGUN, 14 nëntor /ATSH-AFP/ - Opozitarja birmaneze, Aung San Suu Kyi kritikoi sot si të padrejtë dhe antidemokratike Kushtetutën e vendit, që e pengon të bëhet presidente, në një takim me presidentin amerikan, Barack Obama.
"Njerëzit kuptojnë që Kushtetuta e Birmanisë është e padrejtë dhe antidemokratike", theksoi ajo duke shtuar se nuk ishte i drejtë diskriminimi i një qytetari në mënyrë të veçantë.
Opozitarja birmaneze e vuri theksin tek Kushtetuta e vendit si pengesa kryesore për një pushtet legjislativ të drejtë./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?