SHBA- Kompania amerikane Busch e birrës gushtin e vitit të kaluar ka sjellë në treg një produkt origjinal, të krijuar posaçërisht për mikun më të mirë të njeriut, qenin.
Produkti i ri dhe i veçantë për tregun botëror është pikërisht “Dog Brew”, birra e krijuar për t’u konsumuar nga qentë.
Kompania amerikane ditët e fundit ka hapur një konkurs përmes së cilin po kërkon një qen në pozicionin e “testuesit të shijes” së birrës “Dog Brew”, duke u bërë kështu edhe ambasadori i produktit.
Jo vetëm kaq...por pozicioni i “testuesit” është për t’u pasur zili, pasi qeni i cili do të fitojë këtë "punë" do të marrë një çek prej 20 mijë dollarësh.
Aplikimi për këtë pozicion do të bëhet përmes rrjetit social “Instagram”, dhe pronarët e interesuar do të duhet të postojnë foto të qenushit të tyre duke e shoqëruar #BuschCTOcontest.
Aplikimet do të zgjasin deri më 28 prill.
Nënkryetari i Buschm, Daniel Blake, tha se produkti rezultoi shumë i suksesshëm vitin e kaluar dhe kompania dëshiron të vazhdojë me këtë ritëm për një vit të dytë.
Nëse ke një qenush të lezetshëm...është momenti të aplikosh!