Mbrëmjen e 14 shkurtit, kryeministri Edi Rama postoi disa foto me themeluesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg, ndërsa shkruante se ishte një darkë miqsh, por pa dhënë shumë detaje, të cilat i zbuloi Bild. ‘Ushqim deti dhe Siguri’, darka tradicionale e ‘BILD’ për konferencën e sigurisë së Mynihut në restorantin e ndriçuar nga shandanët, ‘Chez Fritz’' shkruan gazeta gjermane duke zbuluar më shumë detaje nga ajo që organizoi.
Pritës dhe përfaqësues i BILD-it ishte Paul Ronzheimer i cili u shpreh ndër të tjera se "Ushqim deti dhe siguri’ do të thotë që në një atmosferë të relaksuar ka më shumë biseda të hapura për politikën e jashtme sesa kudo tjetër".
"Birrë e shërbyer në gota të akullta prej guri, rafte me midhje, kërmij, karkaleca e verë të bardhë, dhe shumë kohë për biseda personale midis CEO-ve, kryeministrave, ministrave, presidentëve të shteteve" shkruan më tej Bild. Por kush ishin pjesëmarrësit?
"Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ishte bashkë me bashkëshorten e tij, Sekretari amerikan i Energjisë, Dan Brouillette, Mark Zuckerberg, shefi i Volksëagen, Herbert Diess, bosi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, CEO i Lufthansa-s, Carsten Spohr, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ardhmja e CDU-së, Jens Spahn, ministri i Transportit, Andreas Scheuer, gjenerali i SPD-së, Lars Klingbeil dhe udhëheqësi i grupit rajonal të CSU-së, Alexander Dobrindt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, etj" shkruan Bild.