Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayip Erdogan

Biseda telefonike me Dendias/ Pas vizitës në Turqi dhe takimit me Erdogan, Rama nesër shkon direkt në Greqi! Media greke zbardh axhendën

7 Janar 2021, 15:19| Përditesimi: 7 Janar 2021, 22:25

  • Share

Në përfundim të vizitës dy ditore në Turqi kryeministri Edi Rama viziton nesër Greqinë.

Kjo vizitë e tij në Greqi vjen pas një pritjeje spektakolare që iu bë Ramës së bashku me ministrat që e shoqëronin, nga presidenti Recep Tayip Erdogan. Ky është një zhvillim i panjoftuar më parë që bëhet në një kohë që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë nuk janë fort të qeta.

Media greke “Protothema” ka zbardhur axhendën ku shkruan se Rama do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. Sipas “Protothema” kryeministri Mitsotakis do të shtrojë një darkë me homologun shqiptar, ndërsa i pranishëm do të jetë dhe ministri i Jashtëm, Dendias. Mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve mes Ramës, Mitsotakis dhe Dendias të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare.  

Kujtojmë se një ditë para se të nisej në Turqi, Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministri i jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Dendias shkruante se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet më të fundit rajonale.

Çështja kryesore që mund të diskutohet në këtë takim është “Deti”. Shqipëria dhe Turqia janë dy vendet që presin të bëjnë delimitimin e ujërave detare me Greqinë, ku vendi ynë është dakordësuar që për këtë çështje, vendimin final ta japë gjykata Ndërkombëtare, por Turqia ende nuk ka arritur një dakordësi.

Në vizitën në Turqi Rama është pritur mjaft mirë, dhe siç ka njoftuar vetë Rama do të nisë një fazë e re midis dy vendeve. Dje dy qeveritë nënshkruan disa marrëveshje të përbashkëta në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe shëndetësi. Me Turqinë është nënshkruar edhe krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, teksa presidenti Erdogan bëri me dije se Turqia synon rritjen e investimeve në vendin tonë.

Komento

Komente

  • ert: 07/01/2021 21:46

    ky esht si skllav, e therrasin gjithandej edhe ky shkon me vrap dhe i tregon te gjitha cfar ka folur me te tjeret

    Përgjigju
  • asl: 07/01/2021 21:27

    Po pse jo,ato na lane mbas jo me Trqine se jane anadollak dhe ne jemi te zgjuarit ,jo me Kinen se eshte shtet komunist dhe ne jemi shume "demokrat" etj brockulla qe na kane lene ne kete gjendje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?